Sërish ka dështuar të mbahet seanca ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi në shqyrtimin gjyqësor të së martës, kanë munguar Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Deputetët Kurti e Kadaj – Bujupi së bashku me Albulena Haxhiun e Faton Topallin, akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Kurse, të pranishëm në seancën e së martës, kanë qenë vetëm deputetët Haxhiu e Topalli.
Gjyqtari Beqir Kalludra ka deklaruar se urdhri për sjellje me detyrim është pranuar nga stacionet policore “Jugu” dhe “Qendra”, por deri në këtë moment gjykata nuk ka pasur asnjë njoftim nga këto stacione policore se a kanë vepruar dhe pse nuk kanë vepruar.
“Nuk po mund të jemi efikas. Ata janë të detyruar të veprojnë sipas ligjit, por ne nuk mund t’i detyrojmë të veprojnë”, ka thënë gjyqtari Kalludra.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 22 nëntor 2017, nga ora 09:00.
Shqyrtimi gjyqësor i këtij rasti ishte paraparë që të fillojë më 12 shtator, mirëpo ajo seancë nuk arriti të mbahej pasi në gjykatë erdhën vetëm të akuzuarit Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, ndërsa munguan Donika Kadaj Bujupi dhe Albin Kurti.
Për shkak të mungesës së dy të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim për Albin Kurtin dhe Donika Kadaj – Bujupin.
Në seancën e shtatorit, ishte paraparë të japin dëshmitë e tyre deputetët nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Blerta Deliu, ndërsa kishte munguar deputetja Flora Brovina.
Gjithashtu ishte paraparë të dëshmojnë edhe dy punëtorë të administratës së Kuvendit, Leonora Halimi dhe Shpresa Gosalci.
Urdhëresë për sjellje me detyrim gjyqtari Kalludra kishte lëshuar edhe për të dëmtuarën, dëshmitaren Flora Brovina.
Albulena Haxhiu, kishte kërkuar nga trupi gjykues që mos të caktohet seanca tjetër më 10 tetor për shkak të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë. Haxhiu, gjithashtu kishte thënë se gjyqtari Kalludra është duke vepruar në koordinim me “Klanin Pronto”.
Edhe i akuzuari Faton Topalli, seancën e 10 tetorit e kishte vlerësuar se është vendosur me qëllim që ta dëmtojë partinë e tij dhe atë si konditat për kryetar të Komunës së Ferizajt.
Ndryshe, në seancën e paraparë të mbahej më 21 prill të këtij viti, gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra kishte paralajmëruar se do të nxjerr urdhërarrest ndaj Albin Kurtit, pasi që ky i fundit nuk kishte prezantuar në seancë.
Mirëpo urdhërarresti ndaj Kurtit ishte pezulluar pak para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017, nga vet gjyqtari Kalludra që kishte lëshuar urdhërarrestin.
Po ashtu, në seancën e 21 prillit, gjyqtari Kalludra iu kishte shqiptuar gjoba prej 200 euro, dëshmitarëve të cilët nuk ishin prezentë në gjykatë e as nuk e kishin arsyetuar mungesën e tyre.
Konkretisht, gjoba ishte shqiptuar ndaj Naser Osmanit, Armend Zemajt, Bekim Haxhiut, Xhavit Halitit, Kadri Veselit, Shpresa Gosalcit dhe Leonora Halimajt.
Ndryshe, aktakuza ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 16 dhjetor 2015.
Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...