Ka dështuar sërish votimi i hartimit të listës së dëshmitarëve për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kryetarja e këtij Time Kadrijaj nga AAK dhe nënkryetarja Ariana Musliu nga PDK e kanë braktisur mbledhjen pasi sipas tyre nuk ka gatishmëri për konsensus. Ndërkaq, deputetët e partive në pushtet, Fitore Pacolli, Arbreshë Kryeziu dhe Haxhi Abdyli akuzuan opozitën për neglizhencë dhe bllokim të punës së këtij komisioni. Ata kërkuan nga kryetarja e komisionit që të hedhë në votim listat e propozuara nga grupet parlamentare, pasi sipas tyre vendimmarrja në të gjitha komisionet që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës është përmes votës./rtk
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë