Shteti serb nisi të kundërshtonte ushtrinë e Kosovës, por nuk u ndal me kaq. Ai nisi ta luftojë edhe Forcën, e cila pritet të bëhet ajo ushtri.
Në fillim me deklarata e më pas me anë të njerëzve të tyre në Kosovë, filluan t’i frikësonin pjesëtarët serbë të FSK’së, madje mbi 40 prej tyre arritën t’i bindin për t’u larguar.
Të dyshuar për përfshirje në këtë gjë, për bashkëkryerje të presionit ndaj pjesëtarëve serbë të FSK’së, edhe u arrestuan 5 persona ditë më parë. Ata u dyshuan si cenues të rendit kushtetues.
Krerët kosovarë e cilësuan këtë si lëvizje të Beogradit kundër shtetit të Kosovës, e në veçanti kundër Forcës e cila pritet të bëhet ushtri.
E kjo agjendë e Serbisë duket mjaft e dështuar në këto moment. Gazeta Metro ka mësuar nga burime të saj në Ministrinë e FSK’së se numri i të larguarve është i vogël krahasuar me numrin e serbëve që janë të interesuar të futen në këtë forcë.
Sipas burimeve, janë rreth 100 persona që duan të hynë në FSK pa më të voglin dyshim, ndërkohë që të dalë nga kjo forcë nuk janë më shumë se 40 pjesëtarë.
E këtë gjë e ka konfirmuar për Metron edhe zëdhënësi i Ministrisë së FSK’së. Ai tha se nuk mund të merren njerëz pa procedura, mirëpo e pranoi se ka interesim.
“Po, ka serbë të interesuar për të hyrë në FSK, mirëpo ne duhet të përcjellim procedurat. S’duhet të ndikohemi nga ndonjë largim dhe të ulim kualitetin dhe kriterin. Por, si fakt ekziston: ka serbë të shumë të duan të hyjnë në FSK”, ka thënë Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së FSK’së.
Në anën tjetër, Metro ka provuar të flas me disa pjesëtarë serbë të FSK’së, mirëpo kjo gjë ka qenë e pamundur. Ata nuk kanë pranuar të flasin pa lejen e Ministrisë.
Sidoqoftë, Serbia i ka dhënë jehonë largimit të pjesëtarëve serbë nga FSK’ja, e madje ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të 5 të dyshuarve për këtë rast, duke thënë madje se mund të ndërpriten bisedimet.
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...