Google ADS

Dështon seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, shtyhet për një ditë tjetër

13:09 | 19 Prill 2023
K.B

Ka dështuar të mbahet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, që fillimisht ishte paraparë të niste në orën 10, por për mungesë të kuorumit ajo u shty për në 12 e 30, por për problemin e njëjtë ajo prapë u shty, por tani për një ditë tjetër.

“Prapë nuk ekziston mundësia për të vazhduar, kështu që ju lajmërojmë për seancën tjetër”, u shpreh kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Kujtojmë se nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar mazhorancën, pasi sot nuk arritën që të sigurojnë numrat për t’i miratuar nismat ligjore.

Çitaku tha se një parti që ka fituar mbi 50 për qind të votave dhe dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën në kuvend, shfaq papërgjegjësi të skajshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme