RTK ndërpren transmetimin direkt të koncertit të Rita Orës me arsyen se s’kanë para për ta transmetuar të tërin. Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora ka performuar sot në Kosovë për nder të përvjetorit të 10 të pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast vetëm disa media ishin të akredituara ta përcjellnin këtë koncert.
Televizioni publik i Kosovës që kishte të drejtën ekskluzive për një gjë të tillë ka transmetuar pjesën e parë të koncertit ku këndoi Ledri Vula deri në këngën e tretë të Rita Orës duke e ndërprerë këtë transmetim.
Një lexues i Arbresh.info ka kontaktuar RTK për të marr përgjigje përse është ndërprerë koncerti. E përgjigja që ka marr ky lexues ka qenë se ‘ RTK nuk ka para me transmetuar më shumë këtë koncert’.
Ky është edhe një dështim i RTK-së duke ditur se taksat e qytetarëve janë ato që e mbajnë të gjallë këtë televizion./Arbresh.info
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...