Puna katërvjeçare e Grupit Punues Ndërministror po konsiderohet e dështuar. Kështu u vlerësua sot nga ambasadori i Zvicrës Jean-Hubert Lebet, me rastin e lansimit të raportit për Grupin Punues Ndërministror për ballafaqim me të kaluarën dhe pajtim.
Procesi i zhvillimit të Strategjisë Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale për Kosovën ndodhet në një pikë kritike, u tha në takimin e sotëm ku u diskutua edhe për hapat e mëtutjeshëm të këtij procesi.
Njëherit u përmend fakti se Qeveria e Zvicrës i ka dhënë fund përkrahjes teknike dhe financiare dhënë Grupit Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Zhvillimin (GPN) si dhe iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin sfidonte parësinë e GPN mbi përcaktimin e agjendës për ballafaqimin me të kaluarën në kohën e luftës në Kosovë .
Ambasadori Lebet, tha se ndjehet i tronditur nga ajo që kishte mësuar se ka ndodhë në Kosovë gjatë kohës së luftës.
Ai madje nuk kurseu as krahasimin e luftës së vitit 1847 në Zvicër me luftën në Kosovë, për të cilën tha se kjo e para edhe pse zgjati për 27 ditë pati 100 viktima, ndërkaq Kosova ka kaq shumë viktima, të zhdukur si dhe viktima të dhunës seksuale.
“Unë jam shokuar kur kam lexuar historinë për zhvillimin e reputacioneve për viktimat seksuale të dhunës. Në Zvicër ne kemi pas luftë në vitin 1847 dhe ka zgjatur 27 dite, kemi pas 100 të vdekur, në fakt asgjë krahasuar me atë çka keni përjetuar ju”, tha ambasadori.
Ambasadori Lebet në fjalën e tij, u shpreh se Zvicra do të vazhdojë të jap kontributin e saj dhe se do të vazhdojë të mbështes projektet dhe Kosovën në përgjithësi.
“Si ambasador i Zvicrës, unë do ta bëjë atë që do të doja të bënte ambasadori i Kosovës në Zvicër”, u shpreh ai.
Ambasadori ftoi shoqërinë të jap kontributin e saj në çdo aspekt të procesit si dhe u shpreh optimist se nëse shoqëria civile bashkohet dhe edukohet atëherë mund të jetë më i lehtë ballafaqimi me të kaluarën si dhe do krijoheshin mundësi për të realizuar agjendën për ballafaqim.
“Nukdo t’i besoja aq shumë bashkësisë ndërkombëtare dhe ambasadave sepse ne i kemi agjendat tona kështu që bëni diçka vet, nëse mund të mblidhni një nismë, të bisedoni me presidentin, të formoni një listë, të kërkoni nga presidenti të përfshihet në të dhe ta çoni përpara agjendën që ju e bëni”, tha ambasadori.
Ndërkaq, Thomas Unger nga Akademia e Gjenevës për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare dhe të Drejtat e Njeriut, tha se duhet të ketë një udhëheqësi të re që ka më shumë guxim për t’i thyer këto ngërçe. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare ka qenë kyçe dhe ka përgjegjësi në këtë proces.
“Strategjia duhet te mendohet, komunikimi nuk duhet të jetë i njëanshëm Drafti aktual duhet të diskutohet nga civilët, komuniteti i viktimave dhe pakicave si dhe lidhja e Grupit Ndërministror (nëse veç mbijeton) me Komisionin e të vërtetës duhet të jetë më e qartë”, tha Unger.
Në pyetjen cila është rruga që duhet ndjekur tani dhe se çfarë do të ndodhë me këtë grup, ai tha se i mbetet Qeverisë të tregoj se cilët janë hapat që duhet ndjekur tani. “Unë nuk kam përgjigje për këtë. Grupi është ende aty. Sipas njohurisë sime nuk ka pas takime, është shumë e paqartë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Prandaj mendoj se është më rëndësi për Qeverinë të jap një mendim të qartë se cili do të jetë roli, çfarë duhet të bëhet tani”, tha Unger.
Ndryshe, ky takim u iniciua nga organizata joqeveritare Integra
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...