‘Dështon’ protesta e Vetëvendosjes pas vendimit të Kushtetueses

19:43 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi, përmes një shkrimi ka treguar se pas zhvillimeve të fundit, ku Gjykata Kushtetuese, e pezulloi dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për propozimin e Avdullah Hotit kryeministër, edhe Lëvizja Vetëvendosje shtyn protestën për të cilën paralajmëronin anëtarët e saj.

Haxhimehmedi ka thënë se ‘Masa e shtyn protestën’.

Tutje, ajo tha se tash e disa javë është bërë presion të dilet në protesta, por masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e shtyn protestën.

“Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë”, shkruan Haxhimehmedi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme