Ishte “premtuar” që deri në fund të vitit 2024 kryeqytetit të Prishtinës t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, por, dështoi.
Tek në vitin 2025 pritet të ndodhë një gjë e tillë.
Kështu thuhet në përgjigjen e Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” për Arbresh.info.
Në përgjigjen e tyre thuhet se është nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për realizimin e Projektit të Dytë të Blerjes së Autobusëve.
“Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për realizimin e Projektit të Dytë të Blerjes së Autobusëve. Aktualisht, ndodhemi në fazën e parapublikimit të tenderit dhe planifikojmë që autobusët e rinj të vijnë gjatë vitit 2025”, thuhet në përgjigjën e tyre. .
Ky projekt, me një kosto prej rreth 10 milionë eurosh, do të sjellë 30 autobusë të rinj, duke përfshirë 24 autobusë me naftë dhe 6 autobusë elektrikë, kështu të paktën thonë për mediumin Arbresh.info, nga NP “Trafiku Urban”.
Sipas tyre, autobusët e rinj do të jenë të plotë funksionalë nga viti 2025.
“Kostoja totale e kësaj flote të re të autobusëve është rreth 10 milionë euro. Në kuadër të këtij projekti, është planifikuar blerja e 24 autobusëve me naftë dhe 6 autobusëve elektrikë, të cilët do të jenë plotësisht funksionalë në vitin 2025. Ky projekt do të sjellë një përmirësim të dukshëm në infrastrukturën e transportit urban, duke ofruar mjete më moderne dhe të pastra, që kontribuojnë në uljen e ndotjes dhe përmirësimin e shërbimit për pasagjerët. Autobusët elektrikë, veçanërisht, do të jenë një hap i rëndësishëm në drejtim të përdorimit të energjisë më miqësore për mjedisin”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre.
Gjithashtu nga Ndërmarrja e “Trafikut Urbanë” thonë se ky projekt parashikon shtimin e linjave të reja autobusi, për të lehtësuar ngarkesën në trafik dhe për të ofruar mundësi më efikase për transportin e pasagjerëve.
‘Përgjegjësja për linjat e reja është Komuna e Prishtinës. Sipas takimeve dhe informacionit që kemi, linjat aktuale do të transformohen komplet në vitin 2025. Ky transformim do të përfshijë një ristrukturim të plotë të rrjetit të linjave, me qëllim që të përmirësohet shërbimi dhe të rritet kapaciteti për udhëtarët. Pjesë e këtij projekti është edhe shtimi i linjave të reja, që do të ndihmojnë në uljen e ngarkesës që kanë autobusët e Trafikut Urban dhe do të ofrojnë mundësi më të mira dhe efikase për transportin e pasagjerëve në qytet”, bëhet e ditur në përgjigjën e tyre për Arbresh.info.
Për sa i përket pyetjes sonë në lidhje me stërngarkesat e autobusëve me pasagjerë dhe masat që po merren për të zgjidhur këtë situatë, ata shpjegojnë se rritja e numrit të pasagjerëve në autobusët e Trafikut Urban është si rezultat i saktësisë së orareve, komoditetit të autobusëve dhe çmimit të favorshëm të biletës.
“Rritja e numrit të pasagjerëve në autobusët e Trafikut Urban është rezultat i saktësisë së orareve, komoditetit të autobusëve dhe çmimit të favorshëm të biletës. Megjithatë, për të adresuar stërngarkesat në linjat më të ngarkuara, një nga masat kryesore do të jetë shtimi i numrit të autobusëve në qarkullim, që do të ndodhë me ardhjen e flotës së re në vitin 2025”, thuhet në fund të përgjigjes nga Ndërmarrja e “Trafikut Urban”.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, muaj më parë ka bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë një flotë të re autobusësh urbanë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...