Dështon prapë Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-ë

11:35 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është votuar as në seancën e sotme.

Nga të pranishmit në parlament, 27 deputetë kanë qenë pro këtij ligji, ndërkaq nuk ka pasur asnjë votë kundër apo abstenim.

Kuorum nuk pati as për votimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për programin për mundësi sigurimi të ujit.

Fat të njëjtë pati edhe projektligji për marrëveshje të kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe ai për ratifikimin e Kontratës Financiare mes po këtij shteti dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan./ Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Haradinaj-Gjyqtarit: Nuk e kam lexuar aktakuzën, vetëm e kam nënshkruar një dokument

Driton Selmanaj hynë ne Kuvend, deputetët e VV-së godasin tavolinat e tyre, “jashtë, jashtë”

Të ngjashme