I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut, pasi nuk u miratuat rezoluta e PDK-së, me anë të së cilës mbështetet Policia e Kosovës.
Deputetja ka reaguar ashpër duke thënë se kjo Qeveri është mashtruese.
“Qeveri ma t’paftyrë ma rrenca e ma mashtruese se kjo qeveria e Albin Kurtit, Kosova kurrë s’ka pas e fort jam e sigurt që kurrë s’ka me pas. Shkojnë përjargen e çaraveshen e qesin lot krokodili për Policinë e Kosovës e kishe po i falënderojmë, e nuk votojnë me ja plotësu kushtet e kërkesat e policisë”, shkruan ajo.
Sipas asaj që shkruan ajo, mos u befasoni kur terroristet e Beogradit të mbërrijnë në Prishtinë.
“Mos u befasoni kur të mbërrijnë deri në Prishtine Terroristet e Beogradit se ua keni ule moralin e vullnetin Policisë së Kosovës duke i poshtëruar e duke i trajtuar si kategori te pavlerë”, shkruan deputetja.
Shefi i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në emër të PDK-së ka propozuar miratimin e një rezolute me anë të së cilës mbështetet Policia e Kosovës.
Tahiri tha se kjo rezolutë përmban tri pika të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi dhe Qeveria hynë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Tre pikat e kësaj rezolute siç tha ai, janë, ligji për pensionimin e parakohshëm buxhetimi i mjaftueshëm për sigurimin shëndetësor për policinë si dhe shtesat e rrezikshmërisë.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votuar Rezolutën që do të fuqizonte Policinë e Kosovës.
Shefja e Grupit, Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar fillimisht diskutime mes partive, gjë që u kundërshtua nga LDK, PDK, AAK.
89 deputetë morën pjesë, 36 votuan, kundër asnjë, abstenim 52. Kësisoj, nuk u ndryshua rendi i ditës.
Kryetrari i Kuvendit, Glauk Konjucfa tha se rendi i ditës nuk ndryshon, dhe se seanca vazhdon siç ishte paralajmëruar.
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...