Dështon miratimi i buxhetit për vitin 2025 për Prishtinën, LVV e braktis sallën

11:54 | 30 Shtator 2024
E.G

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla ka thënë se nuk do të mund ta mbështesin buxhetin e propozuar për vitin 2025.

Ai theksoi se nuk nuk e shohin si vizion, por si pazar shkruan Arbresh.info.

“Kemi menduar se jeni bo bashkë me PDK-në kur u ftua kjo seance, ose keni korruptuar ndonjë asambleist, për me i fitu votat, por siç po shihet keni ardhur me një projekt blanko. Ju jeni bllokuar vete në labirintin e ndërtuar nga qeverisja 3vjeçare.”, ka thënë Sveçla.

“Pa ndonjë projekt profesional, hjeke një rrugë nga ajo lagje , vendosi te tjetra lagje, ju jeni tu bo pazar me këtë qytet.”, tha mes të tjerash ai.

“Ne nuk mund ta mbështesim ndertimin e ketij viti që kërkesat e të gjitheve bëhen projekt në këtë buxhet. Duhet reflektim i thellë, derisa të ndodhë reflektimi kjo seancë për neve përfundon këtu”, tha ai, derisa asamblistët e LVV-së dolën nga salla.

Ndërsa, asamblistja e LVV-së, Nora Kelmendi tha se kryetari Përparim Rama po hesht, ndërsa në kryeqytet ka mijëra probleme.

“Me këtë buxhet nuk po shohim asgjë për zhvillim. Buxhet i punuar vetëm sa për sy e faqe. Mos respekt kryetar, arroganca ndaj asamblistëve. Po më habit qetësia juaj karshi mijëra problemeve të qytetarëve të Prishtinës.  Nuk ju kemi bllokuar asnjëherë, e as nuk do të ju bllokojmë nëse keni projekte për zhvillim”, u shpreh ajo.

“Kryetar nëse ju punoni e nuk përmirsoni ne si grup i VV-së nuk mund të ju ndihmojmë. Në këtë buxhet të pasqyruar nuk ka projekte por ka tendera. Kryetar, Prishtinën e keni fituar por duhesh edhe ta mbani.”, ka thënë mes të tjerash ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme