Google ADS

Dështon mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

10:28 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal kishte paraparë të mbante sot mbledhje ku në  rend dite ishte prezantimi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) i Parametrave Rregullativ, me anën e të cilave caktohen të hyrat dhe tarifat e operatorëve dhe tarifat përfundimtare të konsumatorëve.

Mbledhja e Komisionit ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Komisioni mbledhjen e njëjtë do ta mbajë të enjtën në ora 10:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme