Për mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Në ketë mbledhje ishte planifikuar të shqyrtoheshin raportimet e auditimit për ndërmarrjet Posta e Kosovës, Telekomi i Kosovës dhe KRU Prishtina. raporton arbresh.info
Kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj ka thënë se mungesa e kuorumit është shkak i gjendjen politike në Kosovë.
“Mungesa e kuorumit duket se është rezultat i situatës zyrtare në Kosovë ku nuk po funksionin sot”, ka thënë ai.
Teksa Selmanaj ka mbyllur, kryeshefi i Postës, Sejdi Hoxha i ka kërkuar kryetarit Selmanajt të mos paragjykoj për raportin e auditorit.
“Unë e menaxhoj mbledhjen, unë jam kryetar i komisionit, nuk jeni këtu në Postë”, ka thënë ai.
Ndryshe mbledhja është shtyrë për të premten. /arbresh.info/
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...