Në mungesë të antarëve nga partitë e pozitës, ka dështuar mbledhja e Komisioni për Arsim, Shkencë Teknologji, Kulturë , Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi e thirrur për të diskutuar lidhur më situatën e krijuar pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e disa universiteteve.
Ndonëse ishte paralajmëruar që ky komision të diskutoj rreth vendimit të këtij këshilli, mungesa e anëtareve të komisionit ka bërë që kjo mbledhje e thirru për orën 13:00n, të dështoi.
Ftesës së këtij takimi i janë përgjigjur vetëm 4 anëtar të saj.
Ismajl Kurteshi, kryetar i këtij komisioni ka thënë se mbledhjen do të shtyhet për të hënën në ora 13:00.
Kurteshi tutje ka shtuar se për këtë çështje do ta ftojnë edhe Ministrin e Arsimit.
” Sot kemi ftuar këtë mbledhje më të vetëmën pikë të rendit të punës vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë e cila ka zgjuar reagime. Ne e kemi të pamundur ta mbajmë këtë mbledhje të komisioni pasi që mungojnë gjysma e anëtarëve. Pasi jemi 4 deputet të 4 partive politike. Ne vetëm do të japim qëndrimin rreth këtij vendimi por nuk mund të mbajmë mbledhjen e rregullt. Ne do ta ftojmë përsëri një mbledhje të ngjashme të hënën për ora 13:00, ne do ta ftojmë edhe Ministrin e nuk e përjashtojmë as ftesën për Kryeministrin”./arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...