Dështon grabitja në Dardani, u mbetet arka me para jashtë lokalit

19:30 | 3 Janar 2019
Arbresh.info

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi është zënë në flagrancë duke kryer grabitje me armë në një dyqan të “Meridian” në lagjen Dardania në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se në këtë grabitje kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë të cilët janë arratisur.

Grabitësit pas ndërhyrjes së policisë kanë lënë arkën me para të marrë nga dyqani dhe një çantë më gjësende.

Ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbetur edhe një armë zjarri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme