Dështimi në KiE, reagon deputetja finlandeze: Kosova është pjesë e Evropës demokratike

20:56 | 17 Maj 2024
K.B

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka reaguar pas mospërfshirjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës.

Tuppurainen shkroi se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.

Tutje, ajo potencoi se Kosova është pjesë e Evropës Demokratike.

“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme