Për të tretën herë Kryesisë së Kuvendit të Kosovës i ka dështuar mbledhja, ku pritej të diskutohej për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Kjo për faktin se kishte mungesë kuorumi. Reagim të ashpër kundër kësaj iniciative edhe dje pati nga ambasadori amerikan Greg Delawie
Kryesia e Kuvendit ka dështuar edhe gjatë ditës së djeshme ta mbajë mbledhjen, ku pritej të diskutohej për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Në mungesë të kuorumit kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbyllur mbledhjen (e cila nisi me një orë vonesë), duke thënë se atë do ta thërrasë për javën tjetër.
Kryekuvendari kishte thirrur mbledhje edhe në natën e 22 dhjetorit pikërisht për këtë çështje, porse në mungesë të numrave kishte dështuar dy herë radhazi, shkruan tutje “Zëri”.
Mbledhjen e djeshme, pos lëvizjes “Vetëvendosje”, e bojkotuan edhe AAK-ja, Nisma e komunitetet joshumicë (pjesë të koalicionit qeverisës). Përfaqësuesit e këtyre partive u arsyetuan duke thënë se disa prej anëtarëve ishin jashtë vendit.
Ndërkaq përfaqësuesit e LDK-së, ani pse ishin të pranishëm në sallë, bënë të ditur se kishin planifikuar ta lëshonin mbledhjen kur të vinte në radhë Projektligji për Shfuqizimin e Dhomave të Specializuara…
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist