Google ADS

Dështimi i rezolutës për energjinë/Krasniqi-Qeverisë: Nuk iu bëhet vonë për qytetarët

14:22 | 8 Shkurt 2024
E.G

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas dështimit të miratimit të Rezolutës së propozuar nga PDK-ja për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Qeverisë nuk i bëhet vonë për ankesat e qytetarëve, shkruan Arbresh.info.

“Është vërtetë i turpshëm dështimi i miratimit të Rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes së cilës kemi kërkuar anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës.”, ka shkruar ai.

“Natyrisht, atyre që e mbrojnë në çdo mënyrë e me çdo kusht Martin Berishajn e Nagip Krasniqin, nuk iu bëhet vonë për ankesat e shumë konsumatorëve që kanë pranuar e paguar fatura me çmime enorme përgjatë këtij dimri.”, u shpreh kreu i PDK-së.

Sipas tij, qëllimi i kësaj Qeverie është siç tha ai, përbuzja e qytetarëve.

“Abstenimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga votimi i kësaj Rezolute – është një tjetër dëshmi se varfërimi dhe përbuzja e qytetarëve të Kosovës, është qëllimi i vetëm i këtij pushteti.”, shkroi mes të tjerash kreu opozitar./Arbresh.info/

Të ngjashme