Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se është e papranueshme heshtja e Presidentes Vjosa Osmani për dështimin e shumicës parlamentare për votimin e Kodit Civil, i cili sipas saj, përveç tjerash, parasheh edhe rregullimin e të drejtës së grave në trashëgimi.
Deliu-Kodra ka shkruar në faqen e saj në Facebook se është shqetësuese mungesa e guximit minimal nga presidentja Osmani për t’u deklaruar për çështjet që kërkojnë përfshirjen e saj si përfaqësuese e unitetit, gardiane e mbrojtjes së të drejtave njerëzore, e mbi të gjitha si një grua – në rastin konkret të dështimit të miratimit të Kodit Civil, i cili afekton të drejtën e trashëgimisë për gratë.
Postimi i saj i plotë:
Qeveria e arrogancës së numrave dështoi të sigurojë votat në radhët e veta për të miratuar Kodin Civil, i cili përveç tjerash, parasheh edhe rregullimin e të drejtës së grave në trashëgimi. Ne si parti e kem arsyetuar qëndrimin tonë në Kuvend, përderisa pozita me shumicën parlamentare mbivoton çdo iniciativë tonën ligjore e amandamentuese duke demostruar arrogancë në vend të veprimeve të arsyeshme në të mirën e përgjithshme.
E papranueshme mbetet heshtja e Presidentes, mungesa e guximit minimal për t’u deklaruar për çështjet që kërkojnë përfshirjen e saj si përfaqësuese e unitetit, gardiane e mbrojtjes së të drejtave njerëzore, e mbi të gjitha si një grua – në rastin konkret të dështimit të miratimit të Kodit Civil, i cili afekton të drejtën e trashëgimisë për gratë.
Presidentja po e ri dëshmon për të satën herë radhazi se i mungon aftësia për të udhëhequr, së pari nga parimet humane e mandej politike. Pozita që mban nuk e toleron kalkulimin personal mbi interesin e përgjithshëm. Përndryshe, kjo cilësohet abuzim me pozitën dhe ushtrimin e detyrës./arbresh.info/
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...