U zgjodhën për të ngritur zërin për qytetarët por duket se kanë ngatërruar rrugën.
Të paktën kjo mund të shihet kur tash e tri javë po dështon mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku shkak i mungesës të përfaqësuesve politik madje edhe vetë Kryetarit, Glauk Konjufca, duke mbetur kështu projektligje të rëndësishme në sirtar.
E mungesa e seriozitetit po vjen shkaku i zgjedhjeve dhe fushatës elektorale, ka deklaruar Agnesa Haxhiu monitorues e Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës.
“Kryesia e Kuvendit, kohëve të fundit ka pasur probleme te theksuar me kuorumin për çka edhe tash e tri mbledhje radhazi nuk ka arrite te zhvilloj mbledhje të rregullta e njëkohësisht të caktoj edhe mbajtjen e seancave plenare. Në fakt, Kuvendi që nga fillimi i sesionit vjeshtor është karakterizuar me një dinamikë të ultë të punës për shkak të fokusit që kanë pasur partitë politike të zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrja e deputetëve nëpër aktivitete zgjedhore nëpër komuna. Disa deputetët, madje, edhe kanë qenë vet pjesë e garës zgjedhore e një pjesë e tyre deputetë që kanë funksione udhëheqëse brenda Kuvendit, siç është rasti me nënkryetarin nga radhët e PDK-së, z.Hamza”, ka thënë Haxhiu për arbresh.info.
Problem tjetër sipas Haxhiut, është edhe bojkotimi nga Lista Serbe.
“Bojkoti i Listës Serbe rrjedhimisht anëtarit të tyre në Kryesi në anën tjetër dhe mungesat e kohëpaskohshme edhe të anëtarëve të tjerë të Kryesisë, ka bërë që Kryesia të ketë të pamundur arritjen e kuorumit prej katër anëtarëve në mënyrë që t’i zhvilloj mbledhjet e saj“, ka përfunduar Haxhiu.
Problemet e këtij legjislativi i ka vënë në pah edhe njohësi i çështjeve e politike, Qemajl Marmullakaj.
“Legjislatura e dalë nga zgjedhjet e shkurtit të 2021, kur po hymë në muajin e tetë të konstituimit të saj, ballafaqohet me vështirësi në zbatimin e mandatit të saj. Deri më tani janë mbajt rreth 25 seanca, afërsisht nga 3 seanca në muaj, të Kuvendit dhe nga mbi 170 pika të agjendës së Kuvendit, është arrite të merren vetëm 21 vendime. Agjenda legjislative e Qeverisë e përberë me 193 projektligje e cila në bazë të rregullativës në fuqi ndahet me Kuvendin, dhe nga 62 projekt ligjet e miratuara deri më tani nga Qeveria, Kuvendi ka miratuar vetëm 11 prej tyre, ndërsa 29 tjera kanë kaluar në lexim të parë”, ka vlerësuar Marmullakaj.
Përveç faktit që Qeveria ka bërë një planifikim shumë ambicioz, sipas Marmullakajt Kuvendi nuk ka arritur deri më tani të jetë efektiv në shqyrtimin dhe miratimin e projektligjeve të proceduara nga Qeveria, si detyrën bazë që e ka Kuvendi, pa përmendur aspekte tjera të rëndësishme siç janë dialogu, agjenda evropiane, mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentarë mbi ekzekutivin.
“Prandaj, pavarësisht se çfarë është duke e ndikuar këtë jo efikasitet të Kuvendit, kjo duhet të adresohet shumë shpejt në mënyrë që të zbatohet mandati i Kuvendit në shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve. Mos mbajtja e mbledhjeve të Kryesisë, ka pamundësuar edhe caktimin e seancave të reja plenare duke bërë kështu që çështjet që janë tash e tri javë në pritje për tu shqyrtuar nga deputetët të shtyhen deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale dhe kthimit të vëmendjes së deputetëve në punën në Kuvend”, ka përfunduar Marmullakaj për arbresh.info.
Ndryshe, mos mbajtja e mbledhjeve të Kryesisë, ka pamundësuar edhe caktimin e seancave të reja plenare duke bërë kështu që çështjet që janë tash e tri javë në pritje për tu shqyrtuar nga deputetët të shtyhen deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale dhe kthimit të vëmendjes së deputetëve në punën në Kuvend. Pjesa dërrmuese e pikave që po presin shqyrtim janë projektligje, shqyrtim në lexim të parë dhe deri tani në procedurë të shqyrtimit në Kuvend janë 54 projektligje. Prej fillimit të sesionit vjeshtor, Kuvendi ka mbajtur vetëm tri seanca plenare dhe ka miratuar vetëm katër ligje, tre prej tyre marrëveshje ndërkombëtare./V.Selimi/arbresh.info/
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto