Dëshmorët Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani do të rivarrosen para 28 nëntorit

14:41 | 5 Nëntor 2019
arbresh.info

Qeveria në detyrë ka miratuar Propozim-vendimin  për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani.

Kryeministri Haradinaj tha se me kërkesë të shoqatave dhe familjarëve do bëhet rivarrimi i katër dashnorëve.

“Obligohen Ministria e Mbrojtjes të kryej këtë rivarrim para 28 nëntorit sepse ashtu janë edhe kërkesat e familjarëve”, tha Haradinaj në mbledhjen e qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme