Google ADS

Dëshmon komandanti i njësitit i cili është akuzuar për sulm ndaj vëllait të Vuçiqit

19:54 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Në xhandarmeri kurrë nuk ka arritur informata se ushtarakët do të jenë në detyrë gjatë Paradës së Krenarisë në vitin 2014, ka thënë në gjykatë Senad Koshtiq, komandant i atëhershëm i njësitit i cili u akuzua për sulm kundër Andrej Vuçiqit, Predrag Malit dhe dy policëve ushtarak të cilët në atë moment ishin me ta.

Koshtiq ishte komandant kryesor i të gjithëve të cilët e siguronin Paradën e Krenarisë.

Siç ka thënë ai, pak para këtij incidenti, policët e kanë vërejtur personin i cili xhironte dhe merrte shënime për aktivitetet e tyre si dhe vlerësonte aftësitë e njësiteve, e për të cilin, pas legjitimit është konstatuar se është ushtarak, por pa autorizim për punë, prandaj është ftuar policia ushtarake.

Për këtë Koshtiq i ka urdhëruar të gjithë ata që ishin në sigurim të Paradës së Krenarisë që posaçërisht ta kenë vëmendjen te pjesëtarët e ushtrisë dhe, në këtë rast, menjëherë ta ftojnë policinë ushtarake.

Ai i ka përkujtuar rrethanat në të cilat është organizuar Parada e Krenarisë, se ky ishte tubimi i parë i personave LBGT pas vitin 2010 kur janë lënduar shumë policë, madje edhe xhandar të Nishit.

Edhe kësaj here, siç ka thënë Koshtiq, ishin prezentë grupet e simpatizuesve të futbollit të cilët bënin probleme, duke e apostrofuar grupin e simpatizuesve të KF Rad, dhe ka shtuar se atëbotë ishte legjitimuar edhe një i mitur për të cilin më vonë është konstatuar se është i biri i Aleksandar Vuçiqit.

Koshtiq ka shtuar se konsideron se policët kanë vepruar në mënyrë të duhur, si dhe nuk konsideron se kanë përdorur dhunë të tepruar. Siç ka thënë ai, në bazë të eksperiencës, kur dikush gjuan një mjet në pjesëtarët e policisë, siç i ka gjuajtur Vuçiqi me shishe, është e pritur që ata të përgjigjen, këtë herë duke përdorur shkopinj gome.

Mirëpo, siç ka thënë, nuk ka arritur ta bëjë vlerësimin e punës së tyre sepse në afat prej dy, tri ditësh ai është larguar nga pozita e komandantit të njësitit, dhe së shpejti është pensionuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme