Dëshmitarja pyetet nga mbrojtja nëse kishte autoritet të klasifikon dokumentet si konfidenciale, Haradinaj qeshë me përgjigjen e Pumper

12:09 | 20 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Po vazhdon dëgjimi i dëshmitares së parë në rastin e ish krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Dëshmitarja e parë Zdenka Pumper sot po merret në pytje nga mbrojtja e Gucatit e Haradinajt, raporton arbresh.info

Avokati i i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka parashtruar pyetje para trupit gjykues ndaj dëshmitares Pumper.

Ai e ka pyetur atë për mënyrën dhe tiparet se si zonja Pumper i klasifikoi dokumentet se a ishin konfidenciale dhe se a e ka ajo autoritetin për të klasifikuar këto dokumente si konfidenciale.

Mbrojtja: Në paragrafin 7 pohoni se paketa 1 përfshin kërkesa konfidenciale për ndihmë

Pumper: E saktë

Mbrojtja: Me këtë doni të thonit se këto kërkesa për ndihme ishin konfidenciale

Pumper: Po ishin kërkesa konfidenciale

Mbrojtja: Si e kuptoni ju fjalën konfidencialitet, kur keni bërë këtë pohim, a e kishit parasysh që kërkesat ishin konfidenciale dhe masën, shkallën, kur këto kërkesa duhet të klasifikoheshin si konfidenciale.

Mbrojtja: Ne jemi në një mjedis të pazakontë ku prokuroria mbështetet në analiza e dokumente që ne nuk i kemi parë, ju nuk i keni parë dhe identifikimi i tyre prej saj i tipareve të këtyre dokumenteve

Mbrojtja: mendoni se e keni autoritetin të klasifikoni dokumente si konfidenciale apo jo

Pumper: Jo nuk e kam

Mbrojtja: Çfarë faktorësh morët parasysh kur bëtë shqyrtimin tuaj, kur kontrollonit për tipare, që ju tregonit se mund të ishin konfidenciale apo jo konfidenicale.

Pumper: Unë i referohem deklaratës time të 9 majit 20 21 të shtojcës, kolonës që tregon se diçka është konfidenciale, pra vlerësimi në bazë të atyre që është shkruar në ato kolona.

Mbrojtja: A mund të na ndihmoni se çfarë tiparesh morët parasysh?

Kam parë një nga një dokumentet dhe për secilin dokument kam listuar veçori, që mendova se mund të ishin konfidenciale, p.sh ato që thuhen konkretisht se dokumenti është konfidencial, dokumenti kishte një numër çështjeje, kishte nxjerrë prokurori i krimeve të luftës në Serbi, nga policia në Serbi, apo nga STIF-ja nga TFHs-ja se dokumenti përmbante informacione mbi krime, apo hollësi të personave dëshmitarë, apo dëshmitarëve të mundshëm, hollësi personale apo përshkrime informacioni për krime.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme