Dëshmitarja Pumper thotë se adresa e Task Forcës Hetimore Speciale ishte publike

13:07 | 20 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Është duke vazhduar dëgjimi i dëshmitares së parë në rastin Haradinaj e Gucati.

Zdenka Pumper është duke u marr në pyetje nga mbrojtja, shkruan arbresh.info

E pyetur nga avokati Rees, Pumper ka bërë të ditur se adresa e TFHS-së ishte publike së bashku me kontaktin.

Mbrojtja: A ishte konfidenciale adresa Task Forcës  Hetimore Speciale (TFHS-së )?

Pumper: Unë kam thënë që ajo çka kam përfshirë unë mund të përfshijë konfidencialitetin siç është listuar në indicje.

Mbrojtja: Adresa e TFHS-së ka qenë publike apo jo

Pumper: Po ka qenë.

Mbrojtja: A ka qenë publike adresa, email-i apo kontakti?

Pumper: Besoj se ka qenë.

Mbrojtja: Në paragrafin 8 që pjesa më e madhe e kërkesave përfshirë në dokumente e etiketuar si paketa nr 1 përbëheshin nga ballina, nga letra shoqëruese dhe nga shtojcat përkatëse, duket qartë se ju keni dhënë pozicionin e juaj të përgjithshëm në deklaratë apo jo?

Pumper: Po.

Mbrojtja: Në përgjithësi a është e saktë, ballina apo faqet shoqëruese që ju përmendini, këto letra ose këto ballina, faqet e para, në vetëvete nuk është se kishin shënimë konfiedenciale apo jo?

Pumper: Jo.

Pumper: Unë do i referohesha shtojcës që e kam shkruar vetë, ku thuhet shprehimisht që letra, në ballinë është shënuar si konfidenciale.

Mbrojtja: Megjithatë në tabela nuk thuhet në qoftë se ballina është konfidenciale apo jo, për këtë arsye po ju pyes sepse ju thoni që i keni parë dokumentet, prandaj po ju pyes që të konfirmoni në përgjithësi ballina, letra shoqëruese nuk pretendohen që të jenë konfidenciale apo jo?

Pumper: Unë kam shkruar atë që përfshihet aty që dokumente të tilla, që janë pjesë ë paketës 1, pjesa më e madhe e kërkesave përfshihen në paktën 1 dhe ato janë të përbëra nga ballinat dhe shtojcat.

Mbrojtja: Pra ballinat në vetëvete nuk shënohen si konfidenciale apo jo?

Pumper: Pjesa më e madhe e tyre jo

Mbrojtja: Ballinat në përgjithesi mund te jenë të nënshkruara apo jo?

Pumper: Ballina ose fleta shoqeruse janë të nënshkura?

Mbrojtja: Por shtojcat nuk janë të nënshkruara?

Pumper: Po është e saktë.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme