Dëshmitarja Teuta Hadri, e cila është e katërmbëdhjeta me radhë, e thirrur nga mbrojtja e Salih Mustafës, në seancën e së mërkurës tha se botërisht e publikisht e falënderon këtë të fundit dhe ushtarët tjerë për veprimtarinë dhe ndihmën e tyre gjatë luftës.
Hadri ka thënë se në Zllash ka qëndruar tre net dhe katër ditë, me ditën e fundit që i kanë nxjerrë me të plagosur e civil nga zona e Zllashit në zonë tjetër.
Sërish, ajo tha se ofensiva ka filluar me datën 18 prill. Më pas, asaj iu tregua një pjesë e deklaratës që i ka dhënë mbrojtjes.
Sipas saj, pasi ka dhënë këtë deklaratë për mbrojtjen, e njëjta i është lexuar dhe e ka nënshkruar.
Avokati Betim Shala tha se në rilexim të deklaratës, në faqen 5 të kësaj deklarate, ka konstuar se është bërë një gabim dhe pastaj është thënë se me korrigjim, ajo ka thënë “ këtu e kam kaluar edhe natën me datë 18 pasi ofensiva filloi me 19, kështu që unë kam qëndruar deri në 19 prill të vitit 1999”.
Dëshmitarja Hadri tha se aty e ka gabuar datën dhe se ka qenë me 18 prill dita kur ka filluar ofensiva dhe jo me 19 prill.
Kjo dëshmitare deklaroi se nuk kishte dëgjuar për emrin “BIA” as gjatë luftës e as pas luftës.
Kurse, për emrin “skifterat”, tha se ka dëgjuar vetëm kur ka shkuar aty dhe është paraqitur zona e skifterëve, e se nuk kishte dëgjuar më parë për këtë.
Ajo tha se gjatë kohës sa ka qenë në Zllash, nuk ka dëgjuar dikë të thërras dikë me emrin “BIA” ose “skiftera”.
Ndërsa, sa i përket Salih Mustafës, ajo tha se me emrin Salih Mustafa ka dëgjuar kur ka filluar gjykimi dhe se është pseudonimi “Cali”, atëherë e ka kuptuar emrin e tij pasi gjatë luftës e ka njohur vetëm si “Cali”.
Të njëjtin, ajo tha se për herë të parë e ka parë një natë para ofensivës dhe se si “Cali” e ka kuptuar që është në ditën e ofensivës, pasi më parë e ka parë vetëm si një ushtar.
“Ndërsa, ditën 18 prill, ditën e ofensivës, aty e kam kuptuar me nofkën e tij “Cali” dhe kam pyt ushtarët sepse ishte komandant pedant, i zoti, e kishte lënë lirinë e vet, në vend se me ik, vinte ndihmonte ushtarët, ndihmonte me furnizime e barna. Me 18 kam pyet kush osht ky djal dhe aty kam kuptu se është Cali”, tha ajo.
Ajo tha se gjatë kohës së ofensivës, me 18 prill filluan bombardimet e mëdha dhe si ekip mjekësore janë obliguar të marrin të plagosurit dhe të mos i lënë të bien në duart e forcave serbe, por t’i shpëtojnë.
Sipas saj, nuk e ka parë më pas dhe tha se botërisht e publikisht e falënderon Calin e ushtarët tjerë për shkak se për shkak të veprimtarisë së tyre e ndihmës së tyre edhe ajo është gjallë.
Ajo tha se pas luftës ka pas dëshirë të takoj edhe Calin, edhe ushtarët tjerë, por se nuk janë takuar asnjëherë.
Hadri tha se e njeh Fatmir Sopin, i cili ka qenë pjesë e ushtrisë, por se sipas saj fatkeqësisht nuk janë takuar asnjëherë, e as me Fatmir Humollin, që gruaja e tij ende i vazhdon vizitat te ajo.
Gjatë kohës sa ka qenë në Zllash, ajo konfirmoi se e ka takuar nga larg, ku janë përshëndetur, ndërsa tha se janë parë, por jo të takohen të bisedojnë, por në largësi.
E njëjta tha se e njeh edhe Adem Shehun, dhe e ka takuar si Sopin, Humollin e Calin gjatë kohës tre-ditore kur ka qëndruar në Zllash.
Po ashtu, tha se Rrahman Dinin nuk e ka njohur asnjëherë, por kurrë forcat serbe i kanë rrethuar dhe djemtë e rinj i shpëtuan dhe i vunë nga Zllashi në Këqekollë dhe i transferuan të plagosurit, ku kishte qenë edhe Rrahman Dini, që ishte i sëmurë.
Ajo tha se Dinin nuk e ka parë më pas luftës dhe se ka njohuri se i njëjti ka ndërruar jetë.
Pas marrjes në pyetje nga mbrojtja, dëshmitares pritet t’i parashtroj pyetje prokuroria pas pauzës së drekës.
Dëshmitarja Hadri rrëfen për angazhimin e saj si mjekje në Zllash gjatë prillit të ‘99-ës
(Përditësuar, ora 12:00)-Dëshmitarja e katërmbëdhjetë e mbrojtjes së Salih Mustafës, Teuta Hadri, në seancën e së martës, ka rrëfyer për angazhimin e saj si mjeke në Zllash gjatë prillit të vitit 1999.
Ajo duke u përgjigjur në pyetje të mbrojtjes së Salih Mustafës, ka deklaruar se me 1 prill forcat serbe si gjithë popullatën e kanë nxjerrë edhe atë me forcë nga shtëpia.
“Të gjithë banorët jemi dal me dhunë nga forcat serbe. Ata kanë bërë krime që në vitin 1998”, ka thënë Hadri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ajo tha se është dëshmitare e gjallë e këtyre krimeve pasi që i ka përjetuar me syrin e saj dhe me trurin e saj.
Tutje, tha me 1 prill me forcë e kanë larguar nga shtëpia e saj dhe se nuk ka dashur të dal me kolonë jashtë Kosovës, por ka dashur të ndihmoj në luftë, pasi ishte mjeke me profesion.
E pyetur se pse saktë e mban mend datën 1 prill si datë kur është dëbu nga banesa, ajo tha se e ka mbajtur mend pasi ishte një dhunë e tmerrshme të lëshoj shtëpinë njeriun dhe të dal në qiell të hapur dhe të bëjnë presion me dhunë të dalësh në Shqipëri.
Ajo tha se kjo datë nuk harrohet pasi mbeti pa shtëpi, pa rroba e pa asgjë.
Pas dëbimit nga shtëpia e saj, ajo ka thënë se ka ikur nga kolona, ku forcat serbe i detyroni të shkonin për në Shqipëri pasi ka dashur të kontribuoj në luftë dhe ka shkuar në shtëpinë e profesorit Sami Peja, për tu strehuar.
Në këtë shtëpi, Hadri tha se ka qëndruar vetëm dy apo tri ditë për shkak se personi që e ka marrë pësoi një traumë shumë të madhe duke parë popullatën duke i nxjerrë nga shtëpia e duke i dhunuar, ku pësoi infarkt dhe ndërroi jetë në duart e saj.
Pas vdekjes të Sami Pejës, ai tha se për ngushëllime në shtëpinë e Pejës kishte ardhur një pronar i firmës së qumështit që kishte leje nga forcat serbe për të shitur nga Keqekolla në Prishtinë.
“Unë i paraqita atij kërkesën të më dërgoj në Zllash, në zonë lufte, ku ka nevojë”, ka thënë Hadri.
Ajo tha se u takua me këtë person, i cili kishte ardhur me bashkëshorten e tij me ngushëllime dhe e ka marrë bashkë me bashkëshorten e tij me makinë dhe e ka dërguar në zonë, ku ka mundur të lidhet me ushtarët e UÇK-së.
“Ky person nuk më tregoi ku do më çoj, por pasi ishe banor i Keqekollës, ku banonte, ai më dërgoi aty ku ishin pikat e ushtrisë, aty të vendosura dhe më ka dorëzuar mua te ata ushtarët që ishin në pikë të UÇK-së”, ka thënë Hadri.
Tutje ajo tha se pasi ka arritur në Keqekollë, ky person e ka lënë aty në dorë të ushtarëve të UÇK-së, ku ishte pika kontrolluese, ndërsa vet me bashkëshorten e tij ishte kthyer në shtëpi të tij, ku më kurrë nuk janë takuar.
Ajo tha se nga aty, e kanë marrë ushtarët dhe e kanë dorëzuar në një zonë afër Keqekollës, që i thonin “zona e skifterëve”, ku e kanë kontrolluar dhe identifikuar e marrë të gjitha informatat që u nevojiteshin të njëjtëve.
“ Pas identifikimit tim, ata kanë marrë me anë të lidhjeve telefonike, kanë marrë qendrën, bazën dhe kanë lajmëruar se ka ardh një mjeke nga Prishtina, specialiste, për të ndihmuar në zonë lufte për çështje shëndetësore”, tha Hadri.
Hadri tha se pasi e lajmëruan në bazë, ata të bazës thanë “bine këtu se ka nevojë shumë dhe vendin e ka këtu me ardh për shërbime shëndetësore”.
Sipas saj, ushtarët e kanë marrë me makinë dhe e kanë dërguar deri te zona që nuk e dinte ku, por e quanin Zllash.
Dëshmitarja tha se pasi kanë mbërritur në Zllash, menjëherë ushtarët e kanë dorëzuar atë dhe janë kthyer e se fjala e vetme që ia kishin thënë ishte urimi që ia kishin bërë për jetë të gjatë.
“Më dolën gratë, dy gra, që kishin qenë në ato shtëpi të vogla, dhe më dolën përpara më përqafuan dhe ndjej gëzim të madh si mjeke duke më uruar shëndet, mirëserdhe, e duke më përqafuar në zonën e Zllashit. Ato pasi më përqafuan më treguan dhimbjet e veta që kishin përjetuar duke i larguar me dhunë nga shtëpia dhe kishin ardh në Zllash për të shpëtuar. Mua më morën dhe dërguan në shtëpinë e quajtur shtabi dhe aty biseduam më shumë për vuajtjet, aty nuk ishte askush në shtab në atë moment”, tha Hadri.
Pas kësaj, Hadri deklaroi se aty erdhi komandant “Sejda” që e njihte dhe më parë dhe kishin punuar së bashku në klinikë në Prishtinë. Emri i këtij komandanti, ajo tha se ishte Sejdi Veseli, të cilit i thonin “ Komandant Sejda”.
“Vet ato gratë që më shoqëruan, thanë vjen komandant Sejda dhe do të bisedoj me ty për punën që ke me pas”, tha Hadri.
Ajo tha se shtëpia ku i thonin “shtabi”, ishte shtëpi e vogël me katër-pesë shkallë, ku kishte një korridor të ngushtë dhe në dy anët, djathtas e majtas kishte nga një dhomë dhe se kanë hyrë në njërën nga ato dhomë.
Sipas saj, kanë hyrë në dhomën majtas, që ishte me shilte, një dollap të ngushtë një metër i gjatë dhe asgjë tjetër.
Asaj i është treguar një fotografi, ku konfirmoi se është nënshkrimi i saj. Ajo tha shigjetën me ngjyrë të kuqe mbi një kulm, e ka bërë ajo me avokatin Julius Von Bone.
Sipas saj, me këtë shigjetë në këtë shtëpi, në këtë fotografi ka dashur të tregoj se sa i është kujtuar se aty ka qenë ajo shtëpia e vogël që i thonin “shtab”, nga pjesa e përparme, sepse edhe avokatit i ka thënë se nuk i kujtohet se nuk e ka parë nga prapa, por se nga dritaret anësore e sheh se është shtabi.
Ajo tha se ka mbajtur ditar lufte dhe çdo ditë ka shënuar në ditar qoftë për krime e qoftë për ndonjë gëzim që e kanë pasur për pak sekonda.
Me komandant “Sejdën”, tha se atë ditë nuk ka qëndruar shumë, 10-15 minuta, ku tha se e ka falënderuar atë për gjestin human.
“Nuk më ka ndërhy fare mem urdhëru ki me bo këtë punë, ka thënë ti je mjeke urdhëro dhe vazhdoje punën. Ma kanë caktu një infermiere që kishte qenë aty dhe kam fillu me punu”, ka thënë Hadri.
Sipas saj, ai nuk ia kishte caktuar lokacionin, i kishte treguar infermieren që do të punojnë, ku kjo e fundit i kishte treguar ku do të punojnë, në shkollën, që ishte adaptuar si ambulant.
“Hala pa hi në dhomën time, pacientët ishin shumë të nevojshëm për ndihmë mjekësore, erdhën dhe hynin në dhomën time pa pyet dhe kërkonin ndihmë. Unë u shndërrova nga një gjinekologe që ndihmoja nënat me lind në mjeke të përgjithshme”, tha ai.
Ajo tha se shkolla ishte larg e nuk kishte mjete as t’i dërgojmë atje, e sipas saj edhe në dhomën ku ka fjetur ajo ka kryer shërbime mjekësore.
Tutje, tha se pajisjet mjekësore, atë kohë i kanë pasur ëndërr.
“Nuk kishim mjete. Mjete kishte vetëm në ambulantën shkollore, mjete të thjeshta, jo mjete operative”, tha Hadri.
Ajo tha se në dhomën ku qëndronte nuk ishte klinikë, kurse thuhet se një dhomë e vogël më pas apo një hapësirë, ku mund të kishte ampula simptomatike, të cilat nuk i kishte parë ajo, por dilte infermierja i merrte aty, kur jepnin ndonjë injeksion në dhomë.
Sa i përket ordinancës në shkollë, ajo tha se gjatë ditëve që ka qenë në Zllash,ka shkuar atje, ku ka shkuar me 17 prill, pasi kërkoi nga infermierja të shihte furnizimin.
“Kam kërku ta shoh vendin e punës, kam shku me vizitu shkollën, ka qenë nja 20 minuta prej vendit ku flenim, shkolla për këto mjete akute, fasho etjerë kishin ardh ndihma, por nuk kishte mjete me bo operacione, me qep plagë të thella, nuk kishte gjilpëra, ishin dorëza plastike, që së shpejti u harxhuan kur u bë ofensiva. Nuk kishte furnizim në Zllash shumë”, tha Hadri.
Ajo tha se nuk ka punuar asnjë ditë në shkollë, por ka punuar në dhomën, ku ka fjetur. Kurse, infermierja me të cilën kishte punuar tha se ishte Bahrije Veliu.
Sipas saj, gjatë ofensivës, sidomos me 18 prill, ka qenë e tmerrshme gjendja shëndetësore.
Dëshmitares Hadri, më pas i është prezantuar një fotografi, për të cilën tha se shkrimi dhe nënshkrimi është i saj. Sa i përket vendit në fotografi, tha se i kujtohet dhe se e njeh.
Ky vend, tha se është zona e shtabit, ato tre katër shtëpi, të cilat janë lëshuar në shërbim të popullatës, shtabit, mjekësisë.
Ajo tha se ofensiva ka filluar me 18 prill të vitit 1999, në mëngjes, dhe sipas saj, janë informuar nga ushtarët , ku janë lajmëruar edhe teknikët medicinal, që të bëhen gati, ku si përshkruhej 3000 forca ishin nisur tek ata dhe kanë filluar granatimet në mëngjes të 18 prillit.
Sipas saj, ushtarët kanë qenë në pikën e parë të vendosur, kurse mjekët në atë të dytë dhe se ajo është vendosur si i kanë thënë që të ndihmoj.
Dëshmitarja tha se me 18 prill për herë të parë e ka parë komandant “Calin”.
Ajo mohoi se gjatë kohës sa ka qëndruar në atë vend në Zllash e ka pasur të ndaluar t’i afrohet ndonjë objekti.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...