Google ADS

Dëshmitarja e parë kundër ish-krerëve të UÇK-së është grua

10:12 | 11 Prill 2023
Emir Abduramani

Dëshmitarja e parë në seancën kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është grua.

Kështu e ka prezantuar gjykatësi i Gjykatës Speciale të Hagës.

Ai i ka sqaruar dëshmitares së mbrojtur të gjitha procedurat e dëshmisë.

“Ju nuk guxoni të flisni me askënd rreth dëshmisë tuaj. Nëse vjen dikush ju pyet ju lutem na tregoni”, ka thënë gjykatësi.

140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.. Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar./Arbresh.info

Të ngjashme