Dëshmitari tregon rrugëtimin e tij deri në Prishtinë

13:24 | 22 Shtator 2021
S D

Ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj ish luftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, me që rast mbrojtja është duke marr në pyetje dëshmitarin në fjalë, shkruan arbresh.info.

Pas pauzës Julious Von Bone, mbrojtësi i Salih Mustafës, ka pyetur dëshmitarin për periudhën e lirimit të tij nga vendi ku ai ishte mbajtur pra në Zllatar.

“ A e mban mend kur dole jashtë, a mund të an thuash se çka ke parë”, tha avokati mbrojtës.

“Ka në ora 11 ma kanë qelë derën dha kam dalë”, u përgjigj dëshmitari.

Po ashtu dëshmitari është pyetur për rrugën të cilën ai e ka kaluar për të arritur në Prishtinë.

Ndryshe, aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është konfirmuar më 12 qershor 2020“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme