Po vazhdon seanca gjyqësore në rastin Salih Mustafa.
Dëshmitari i radhës, Fatmir Sopi gjatë ditës iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorit dhe pastaj mbrojtjes së viktimave për të vazhduar tani me avokatin mbrojtës, raporton arbresh.info
Dëshmitari Sopi ka dhënë detaje për shtëpitë që familja Krasniqi në atë kohë, ia kishte dhënë në shfrytëzim UÇK-së.
Avokati Von Bone: Kur flasim për shtëpitë dhe kur familja Krasniqi nuk jetonte aty, a mund të na thoni si ndodhi që njerëzit e UÇK-së mundën që t’i shfrytëzonin, t’i përdornin këto shtëpi, si ndodhi kjo a mund të na shpjegoni?
Dëshmitari Fatmir Sopi: Në regjionin e Gollakut, gjatë periudhës së luftës kanë qenë shtëpitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të gjitha shtëpitë ne kemi hasë në mirëkuptim dhe pa asnjë rezervë na janë dhënë në shfrytëzim. Duke filluar nga shtëpia ime e cila ka qenë anëtarë të familjes, ka qenë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtëpitë tjera të cilat, të gjitha kanë mund që UÇK t’i shfrytëzon. Ne nuk kemi pas kazerma dhe nuk kemi pasë vend për qëndrime të përhershme por i kemi shfrytëzu shtëpitë e fshatarëve për strehimin tonë gjatë periudhës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Avokati: Kur thoni fshatarët, përfshini edhe familjen Krasniqi e cila u pajtua që UÇK-ja mund t’i përdorte shtëpitë e tyre për strehim. Kur filloi ky përdorim / shfrytëzim?
Sopi: Nuk jam i sigurtë, nuk më kujtohet saktë koha por mund të jetë fillimi i vitit 99 dikund aty ose edhe pak më herët.
Avokati: Kush bëri marrëveshje me familjen Krasniqi që UÇK-ja të mund të përdorte, pra nga ana e UÇK-së kush ishte ai që ja kërkoi, i’a bëri këtë kërkesë, si ndodhi?
Sopi: Nuk ka pasë ndonjë kërkesë specifike, por pronari ose i zoti i shtëpisë Krasniqi është shpreh vullnetarisht që shtëpitë që i ka poseduar ai të jenë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurdo që ka nevojë.
Avokati: Po kujt ja ofroi ai këtë?
Sopi: Të gjithëve, kur ka pasë nevojë kemi qenë të mirëseardhur në secilën familje, në secilën shtëpi.
Avokati: A keni folur ju vetë me zotin Krasniqi sa i përket shfrytëzimit të shtëpive të tij/
Sopi: Nuk dëgjohet
Avokati: A e mbani mend se kur ka ndodhur kjo?
Sopi: Nuk e mbaj mend me saktësi, na ka thanë që kurdo që ju nevojitet kjo është në dispozicionin tuaj dhe nuk ka problem.
Avokati: Kush ka UÇK-ja e ka përdorur realisht këtë vend, atë kompleks?
Sopi: Ai kompleks është quajtur baza e Skifterave ose baza e gueriles BIA, mirëpo aty kanë qëndruar edhe ushtarë të zonës operative të Karadakut një kohë, një pjesë, sa nuk e di, mesa e di unë.
Kujtojmë që aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...