Dëshmitari i gjashtë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në rastin e Salih Mustafës, sot pas pyetjeve të avokatit mbrojtës iu është përgjigjur edhe pyetjeve të trupit gjykues.
Kryetarja e trupit gjykues Mapi Feld -Folia e ka pyetur dëshmitarin për periudhën kur u mbajt në ahër dhe kur ai u lirua nga vendi ku pretendon se po mbahej me dhunë dhe u keqtrajtua, raporton arbresh.info
Pyetje përgjigje, gjykatësja-dëshmitari vijon si më poshtë:
Gjykatësja: Dje keni thënë dhe është në faqen 63 rreshti 2 se kur ishe në at vendin ku të kanë mbajtur të ndaluar, shkoje në tualet dhe për këtë duhej që të ecje, dhe tualeti ishte 15 20 metra larg kështu, po ashtu ne deklaratën që keni dhënë për ZPS, kur ecje që shkoje në tualet çfarë shihje jashtë aty përreth?
Dëshmitari; Një fushë e gjelbëruar.
Gjykatësja: E kuptoj që ka kaluar shumë kohë, the një fushë të gjelbër, po ndonjë ndërtesë a kishte?
Dëshmitar: Ajo që kam dal prej saj, ka pasur ndërtesa afër sajna, ne nuk na lejonin me shiqu djathtas majtas, vetëm ku kemi pas me shku dhe mu kthy.
Gjykatësja: Ndërtesat pranë ndërtesës prej të cilës dilje, sa ndërtesa ishin këto
Dëshmitari; 2 a 3 afër njëra tjetrës, ndërsa të tjerat pak më larg.
Gjykatësja: Dua të flasim për kushtet e ndalimit në të cilat të kanë mbajtur, ushqim për të ngrenë dhe për të pirë a të kanë dhënë?
Dëshmitari: Po më kujtohet që na kanë dhënë ushqim në një si tas ka qenë si bakalli me ujë, pak më i vogël metal sikurse e gjerave që janë ë konservave të mëdha, me supë dhe bukë të përsheshur, të përzier.
Gjykatësja: Sa herë në ditë?
Dëshmitari: (Nuk dëgjohet)
Gjykatësja: Me aq sa të kujtohet sa herë në ditë ju jepnin ujë apo diçka tjetër për të pirë?
Dëshmitari: Vetëm ujë na kanë dhanë, nuk më kujtohet sa herë në ditë për ujë.
Gjykatësja: Me aq sa të kujtohet a e kishit ujin e mjaftueshëm për një ditë?
Dëshmitari: (Nuk dëgjohet)
Gjykatësja: Ku flinit?
Dëshmitari: Nuk më kujtohet që të kem fjetur.
Gjykatësja: Nëse shtrihesh a shtrihesh përdhe drejt e në tokë?
Dëshmitari: Ka pas aty një lloj si vendi ku e kanë lënë ushqimin e shtazëve në at vend.
Gjykatësja: Nuk e kuptoj në sanë.
Dëshmitari: Është aj vendi i rregulluar për shtazë ku e lajnë ushqim, është sikur ky vendi ku po i vë duart mbi të.
Gjykatësja: E kuptoj e di çfarë është grazhdi.
Dëshmitari: Batanije apo ndonjë mbulesë tjetër, jo të mjaftueshme por kanë qenë dy a tri batanije, më kujtohet që e kanë mbuluar viktimën të cilën e kanë malltretuar, ja ka dhënë batanijen e vet njëri prej kolegëve.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...