Dëshmitari Halil Berisha, ka thënë se nuk ka pritur se do të ftohet për të dëshmuar në gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj në Hagë dhe se punën e tij e ka kryer me përpikëri.
Duke u përgjigjur në pyetje të avokatit të Gucatit, Jonathan Elystan Reese, dëshmitari tha se para se të jepte dëshminë, e vetmja gjë që ka kërkuar është që të ketë prezent avokatin e tij, Arianit Koci, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai konfirmoi se edhe më parë e ka intervistuar prokuroria, e se kjo ka ndodhur në Kosovë, e sa i kujtohet ka qenë më 25 gusht 2021.
Avokati Reese, e ka pyetur dëshmitarin se kur i është kërkuar për herë të parë të jepte intervistë.
“Nuk më kujtohet, megjithatë kam pas një thirrje sa kam qenë gazetar në “Infokus” kur më është thënë se dëshirojnë të bisedojnë me mua, një hetues i ZPS, por që nuk ka ndodhë ai takim”, tha dëshmitari.
Po ashtu, shtoi se me sa i kujtohet, para asaj date e kanë kontaktuar 1 javë apo 2 më herët, por që nuk është i sigurt për datën.
Dëshmitari Berisha ka thënë se me sa i kujtohet në kontaktin e parë përmes telefonit që ka vazhduar bisedën ka qenë me prokuroren Valeria Bolicci, ndërkaq tha se në intervistimin e parë në Kosovë nuk ka pasur fletëthirrje.
“Më ka thënë se do të intervistohem për çështjen në fjalë dhe se jam në cilësi të dëshmitarit nëse më kujtohet”, ka thënë dëshmitari.
Ai gjithashtu theksoi se e kishte pyetur prokuroren se në çfarë cilësie do të intervistohet dhe i është thënë se nuk është në cilësi të dyshuarit.
I pyetur nga avokati Reese se pse kërkoi që avokati të ishte prezent, dëshmitari tha se ai është gazetar dhe nuk ka pritur që do ta thërrasin të dëshmojë si dëshmitar.
Tutje, ai tha se punën e tij e ka kryer dhe atë me përpikëri dhe profesionalizëm, ndërsa shtoi se nuk e ka pritur që do të ftohet.
“Nuk e kam pritë që kam me u ftu dhe kur është bërë ftesa kam kërkuar me qenë bashkë me mu edhe Arianit Koci”, tha dëshmitari.
Ai konfirmoi se ka qenë prezent në konferencën e OVL-UCK më 7 shtator 2020 dhe se qëllimi që mori me vete kameramanin ishte të filmonte pjesë nga konferenca e shtypit.
Po ashtu, dëshmitari ka thënë se një çështje që ka pasur të bëjë me Gjykatën Speciale, sipas tij, me siguri që ka qenë në interes publik dhe informata që është dashur me i ditë qytetarët.
Avokati Reese, e pyeti dëshmitarin se a i ka kërkuar kameramanit të marrë pamje në fund të konferencës.
“Është kameraman me shumë vite pune dhe ma shumë përvojë se unë si gazetar, nuk është dashtë me i thënë diçka pasi çdo kameraman, që është me përvojë e di që është e nevojshme me marrë pamje me xhiru”, ka thënë ai.
Sipas tij, në çdo konferencë për medie, pas përfundimit, gjithë gazetarët marrin pamje të cilat nevojiten nëse përpunohet materiali më tutje. Andaj, sipas tij ai ka qenë në rregull me këtë punë pasi është diçka e zakonshme.
Tutje, avokati ka kërkuar të informohet se sa kohë kameramani ka marrë pamje të dokumenteve, para se dëshmitari të kërkonte të merrte dokumentet.
“Ndoshta 10 minuta, por këto 10 minuta nuk janë komplet xhirim pasi synimin e ka me marrë prej këndeve të ndryshme që me qenë profesionale pamjet, kështu që 10-15 minuta, por e gjithë kjo nuk ka qenë komplet xhirim”, ka thënë dëshmitari.
Sipas tij, ai kishte thënë se është problem pasi ka shumë dokumente dhe ka pyetur nëse mund ta marrë ndonjë dokument për të shikuar se për çfarë është fjala.
Po ashtu, deklaroi se ka pasur shumë gazetarë dhe kameramanë në tavolinën ku kanë qenë dokumentet, si dhe personat që kanë prezantuar konferencën.
“Edhe afër meje ka qenë Haradinaj dhe kam bërë pyetjen nëse mundem me marrë dokumente, pastaj përgjigja ka ardhë nga Haradinaj”, ka thënë ai.
Dëshmitari Berisha tha që me sa i kujtohet ka pasur shumë njerëz, ndër ta dhe personat që kanë prezantuar konferencën dhe ai e ka bërë pyetjen dhe sipas tij dihet që s’i ka pyetur gazetarët apo kameramanët.
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...