Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, një person që fliste në gjuhën serbe, dëshmitar i Prokurorisë, dha dëshminë e tij.
Në vitin 1998 tha se ishte rojtar pylli, se ishte ndalur nga ushtarët e UÇK-së dhe për 56 dite ishte keqtrajtuar dhe maltretuar fizikisht.
Personi që sipas tij ka dhënë urdhër që ai ashtu i lidhur të maltretohej ishte Latif Gashi.
Për të tha se e kishte detyruar të nënshkruante dokument ku pranonte se më kurrë nuk do ta shkelte Kosovën, e nëse nuk do të nënshkruante, do ta vrisnin.
Ai pretendoi se këtë dokumente kishte prezantuare dhe në gjyqin ndaj Gashit në Prishtinë, por nuk ishte pranuar nga trupi gjykues, duke u konsideruar i falsifikuar.
I ndaluar me të tha se ishte edhe Sabit Berisha, për të cilin tha se ushtarët e UÇK-së e konsideronin bashkëpunëtor të Serbisë, kurse personi Osman Sinani, ishte rrahur deri në vdekje, me pretendimin e njëjtë.
Ai tha se personit me emrin Fadil Syejviq, i kishte treguar se Osman Sinani kishte vdekur nga rrahjet e ku edhe ai ishte i ndaluar, por nuk maltretohej.
Ai përshkroi se të ndaluarit u detyruan të hapin bunkerë, madje pretendoi se edhe raportet mjekësore e dëshmonin.
Vendi ku ishin dërguar e mbajtur tha se ishte një shkollë, kurse për vete tha se ishte vetëm rojtar pylli e jo spiun.
Vendet ku janë ndaluar tha se ishin në Bare dhe Bajgorë e për Latif Gashin tha i kishin thënë se është oficer ushtarak.
Kur u lirua tha se ishte 26 shtatori i vitit 1998 duke pohuar se është i nacionalitetit serb.Seanca vazhdon me marrjen në pyetje të këtij dëshmitari nga ana e avokatëve mbrojtës të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit./rtk
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani