Në seancën e ditës së sotme në rastin ndaj Salih Mustafës, Cali po vazhdon dëshminë e tij dëshmitari i gjashtë.
Pas kthimit nga pauza, prokuroria ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarit të gjashtë, raporton arbresh.info
Prokurori e ka pyetur dëshmitarin se a është keqtrajtuar në Zllashë, e ky pastaj ka shpjeguar prej kur është marrë nga 2 personat e deri te detajet se si e kanë rrahur
Prokurori: Ty a të keqtrajtuan në Zllashë?
Dëshmitari; Më morën në mbrëmje me vete, mi kanë mbyll sytë kur kena shku atje mi kanë hek ato të syve, si kam pas duart e lidhura, vetëm në përcjellë të dy persona edhe dy kanë qenë anash tyre, edhe me than pjesën e sipërme mu zhvesh krejt, pse ti ke marr shënime në atë bllokun, i thash kjo është e shënume me stilolaps jo me kimik, ne raste rreziku vetëm mi qit ujë heket, thash vetëm ditarin e kom marrë me veti, than ti po spiunon, qite thash që ki dokument që shpinoj, tha përkulu edhe me kanë godit në shpinë, më kanë godit me një shufër të gomës sikur shufër e milicë serbe, shufër e gomës jo metalike.
Prourori: A të kujtohet sa herë të kanë goditur me shkopin e gomës?
Dëshmitari: Vetëm atë natë.
Prokurori: A mund ta kuptoje nëse dikush i jepte urdhra të tjerëve, ndonjë udhëzim apo diçka, që ti ta kuptoje se ishte komandanti?
Dëshmitari: Jo nuk kam vrenjt, nashta ka pas përreth po un nuk kam vrenjt. Dy persona më kanë marrë ne pyetje me të ri se unë shume ka 17 18 vjet, paramendo ti, 4 persona kanë qenë gjithsejtë që me kanë marrë në pyetje dhe më kanë rrahur. Masi i kam analizua gjërat e kam kuptuar se s’ka qenë qëllimi, ma shume ka qenë bindjeve tona politike ushtarake, shkaku i tyre, unë mendoj se ajo ka qenë, jo se në ishim spiun, s’ka pas asi sene.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...