Google ADS

Dëshmitari që zbuloi grupin e ISIS-it në Badovc, detyrohet të largohet nga Kosova për shkak të kërcënimeve

15:32 | 25 Gusht 2019
L G

Pesë të akuzuarit në rastin e njohur si “Badovci” , Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi ishin shpallur fajtor se në bashkëkryerje kanë frikësuar popullatën si dhe kanë përgatitur veprën terroriste me ikonografinë e ISIS-it për të dëshmuar besnikërinë dhe shtrirjen e tyre edhe në Kosovë.

Por disa pjesëtarë të këtij grupi ende po vazhdojnë me kërcënime, kjo sipas dëshmitarit që e ka zbuluar këtë grup në Badovc, Milaim Vitia.

Milaim Vitia tregon për Indeksonline se edhe pse i është premtuar nga prokuroria se nuk do t’i zbulohet identiteti, ata nuk e kanë mbajtur këtë premtim, andaj tani edhe është duke u ballafaquar me kërcënime që ka qenë dëshmitar dhe është detyruar edhe të largohet nga Kosova.

Sipas Vitisë kërcënimet i janë bërë edhe në gjykatë duke i thënë “ti ke me pagu shtrenjtë se na nuk rrim gjith në burg”, e po ashtu edhe i kanë dërguar njerëz në shtëpi duke i thënë që të mos dëshmojë për këtë rast.

Për këto kërcënime dëshmitari i ka përmendur dy emra, të cilët sipas tij e kanë kërcënuar e të cilët janë Besnik Latifi dhe Fehmi Musa.

Dëshmitari tregoi se sipas informatave që i ka marrë, ai është përcjellë nga disa persona, e për të cilët dyshon se e kanë pasur qëllim ta vrasin, e për këtë arsye rastin e ka paraqitur në polici, e ku prokurorja, Drita Hajdari ka kërkuar nga policia në “Mahallën e Muhagjerëve” të i japin mbështetje dhe po ashtu ka kërkuar që t’i jepet leja për armë, shkruan Indeksonline.

Po ashtu tregoi edhe se si e kishte zbuluar këtë grup në Badovc, ku në fillim nuk e kishte ditur se kush janë dhe çfarë qëllimi kanë, mirëpo që ishte një grup prej 25 vetash të veshur me rroba të zeza e të cilët stërviteshin në liqenin e Badovcit, ndërsa i kishte parë edhe me armë andaj kishte njoftuar policinë, e nga të cilët i është kërkuar t’i ndalojë deri sa të shkojnë në vendin e ngjarjes, e këtë gjë Vitia e kishte bërë por tani po përballet me kërcënime.

Milaim Vitia ndihet mjaft i shqetësuar për këto që po ndodhin prandaj tregoi se është detyruar të kërkojë azil në një vend tjetër jashtë Kosovës, pasi që dyshon se mund të i ndodh ndonjë gjë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme