Gjatë dëshmisë së tij në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, dëshmitari Zijadin Hoxha tha se nuk kanë pasur automjete ushtarake.
Kjo deklaratë e Hoxhës, erdhi pasi prokurori Cezary Michahlczuck pyeti dëshmitarin lidhur me uzinën e metalin në Kukës dhe veprimtaritë e saj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Po faktikisht, na asnjë veturë ushtarake nuk kemi pas. Na i kemi pas vetura civile të gjitha kanë qenë. Unë e thash edhe dje, që na shtet nuk kemi pas, ushtri tonën të rregullt nuk kemi pas, ajo ka qenë ushtri vullnetare faktikisht. Qysh i kanë dhuru njerëzit mjetet me vullnetin e mirë ashtu edhe i kemi përdorë edhe mjetet. Dikush e ka pru ni veturë, dikush e ka pru ni xhip, dikush ni diçka si dhurata faktikisht se obligim nuk e ka pas kurrkush. Ato kanë qenë civile të gjitha. Nuk muj me cek një me thanë kjo ka qenë ushtarake”, tha Hoxha.
Dëshmitari u pyet edhe për disa kamionçina, të cilat janë parë në disa video të prezantuara gjatë seancave gjyqësore.
“Ato kamionçina kanë ardhë prej Zvicre. Ngjyrat i ka pas të ushtrisë zvicerane e përndryshe tabela ushtarake nuk kanë pas. Shumicën e veturave aty i kemi vozitë pa tabela fare se nuk kemi pas të drejtë me ua vu tabelat e ushtrisë shqiptare”, tha dëshmitari Hoxha.
Ndërsa, lidhur me uzinën e metalit në Kukës, dëshmitari tha se ka pasur shumë lëvizje pasi që aty ka qenë logjistika kryesore.
“Po ajo ka qenë faktikisht logjistika kryesore, ka qenë për frontin e operacionit “Shigjeta”. Të gjitha brigadat që kanë hy në Kosovë në atë pjesë kah ana e Cahanit e Krumës, faktikisht kanë ardhë kah kazerma jonë aty. Janë furnizu me ushqime, janë furnizu me uniforma me të gjitha. Ka pas qarkullim pa ndërprerë, ka pas qarkullim asajde. Ka ndodhë edhe natën, le më ditën, po ka ndodhë edhe natën”, tha Hoxha.
Dëshmitari tha se nuk ka qenë vend i zhurmshëm, por ka pasur qarkullim të njerëzve vazhdimisht.
“Jo që me thanë i zhurmshëm faktikisht. Normal kur ka qarkullim të njerëzve shumë normal, që bahet edhe zhurma ajo dihet, por secili ka pas detyrën e vetë, secili e ka pas punën e vetë”, tha dëshmitari.
I pyetur për jelekët anti-plumb, dëshmitari tha se i ka sjellë 20 copë nga Gjermania në vitin 1998.
“Njëherë e di që i kam sjellë 20 copa. Ka qenë viti 1998”, tha dëshmitari Zijadin Hoxha.
Ndryshe, pyetjet për dëshmitarin Hoxha i kanë përfunduar përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ndërsa pas pushimit të drekës pyetje do të parashtrojë mbrojtja e Pjetër Shalës.
Avokati i Shalës, Jean-Louis Gilissen tha se ka një pyetje për dëshmitarin, ndërsa lidhur me këtë ndërhyri i akuzuari i cili tha se kanë dy pyetje.
Kurse, mbrojtja e viktimave deklaroi që nuk ka pyetje për dëshmitarin Zijadin Hoxha.
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...