Në seancën e së mërkurës në rastin ndaj Salih Mustafës, po vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit të gjashtë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Dëshmitari i gjashtë W04669 po intervistohet nga prokurori, raporton arbresh.info
Dëshmitari i mbrojtur ka treguar se në atë kohë ai kishte kontribuar me 100 marka, të cila pretendon se i kishte të fundit, dhe i dha për UÇK, si dhe për faturën që ende e ruan.
Dëshmitari: Un i kam dhënë 100 marka të fundit që i kom pas jo vetëm unë po krejt familja ime, ende e kam faturën e ruaj që ma kanë dhënë
Prokurori: Qfarë pamje kishte kjo faturë?
Dëshmitari: E kishte shqiponjën dy krenare, e zeze, ndërsa fatura e bardhë, aty shënon data edhe nënshkrimi im.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...