Po vazhdon seanca ndaj Salih Mustafës, ish-komandant Cali.
Avokati i Mustafës, Von Bone po vazhdon me pyetjet drejtuar dëshmitarit të gjashtë të ZPS-së, raporton arbresh.info
Mirëpo gjatës intervistimit të dëshmitarit, mbrojtja e pyeti për bombardimet e NATO-s në Prishtinë dhe siç duket dëshmitari nuk e dinte le më datën por nuk ishte i sigurtë as edhe për muajin kur ndodhën këto bombardime.
Mbrojtja: Në vitin 99 Prishtina a ka qenë e bombarduar nga NATO apo jo?
Dëshmitari; Pyetje e përgjithshme po, ata krejt e dinë.
Mbrojtja: Muajin apo datën kur ka ndodhur a e din?
Dëshmitari: Nuk me kujtohet data saktë, muaji ka qenë prill ose maj nuk jam i sigurtë.
Mbrojtja: Stërvitja që kë bërë ti atëherë, ka ndodhur apo është bërë përpara bombardimit të Prishtinës apo pas?
Dëshmitari: Më duket se para, para se për shkak ka qenë edhe borë atje.
Mbrojtja: Pa përmendur emra, erdhi një moment dhe të dhanë urdhër të hyje në veturë, ky moment ishte para apo mbrapa bombardimit që NATO ja ka bërë Prishtinës?
Dëshmitari: Me Prishtinën nuk e di lidhjen, por Kosovën e ka bombardua më herët, në atë kohë kur kam shkur atje nuk mund ta ndërlidhi me Prishtinën nuk më kujtohet.
Mbrojtja: A mund ta ndërlidhësh me ndonjë moment tjetër kohor, kur të than të hysh në veturë, apo me ndonjë ngjarje tjetër
Dëshmitari: Ka qenë pranverë e hershme, kur kam përfundua, kur më kanë ndalu atje.
Mbrojtja: Fillim i pranverës që të ndaluan pra, në një moment të liruan nga ai vendi ku të kanë mbajtur të ndaluar dhe nëse më kujtohet dikush hapi portën dhe tha shkoni tani, kështu?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Mbrojtja: A mund të tregoni rrugën që ndoqe për të mbërrin aty ku doje të mbërrinit?
Pasi mbrojtja bëri këtë pytje, prokurori kërkoi që të kalohej në seancë private pasi që mund të zbulohej identiteti i dëshmitarit.
Kalohet në seancë private.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...