Dëshmitari në rastin e Salih Mustafës flet për përfshirjen e LDK-së në Këshillin Komunal të Emergjencës

15:44 | 29 Mars 2022
S D

Dëshmitari Jakup Ismaili në rastin e Salih Mustafës ka folur në lidhje për formimin e Këshillit Komunal të Emergjencës, dhe përfshirjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe funksionin e saj brenda këtij këshilli, shkruan arbresh.info.

“Këshilli komunal i emergjencave ishte i vendosur në një shtëpi private në Velani. Aktiv në këtë këshill kanë qenë afër 13 vetë por aktiv kanë qenë edhe anëtarë nga subjekti i LDK-së, edhe ata kanë ardhur kanë marr ndihma dhe kanë shpërnda nëpër popullatë. LDK-ja ishte e përfshinë në strukturat organizative të Këshillit të Emergjencës, shumica e aktivistëve që kanë qenë më herët kanë qenë të përfshirë”, ka thënë ai.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme