Dëshmitari Jakup Ismaili në rastin e Salih Mustafës ka folur në lidhje për formimin e Këshillit Komunal të Emergjencës, dhe përfshirjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe funksionin e saj brenda këtij këshilli, shkruan arbresh.info.
“Këshilli komunal i emergjencave ishte i vendosur në një shtëpi private në Velani. Aktiv në këtë këshill kanë qenë afër 13 vetë por aktiv kanë qenë edhe anëtarë nga subjekti i LDK-së, edhe ata kanë ardhur kanë marr ndihma dhe kanë shpërnda nëpër popullatë. LDK-ja ishte e përfshinë në strukturat organizative të Këshillit të Emergjencës, shumica e aktivistëve që kanë qenë më herët kanë qenë të përfshirë”, ka thënë ai.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate./arbresh.info/
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës