Po vazhdon seanca e dëgjimit të dëshmitarit të parë ndaj ish luftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa i cili është duke u akuzuar për krime lufte në Zllash, shkruan arbresh.info.
Mbrojtësja ka pyetur dëshmitarin për 25 minuta në seancë private e më pas ka vazhduar në seancë të hapur por që pas disa insistimeve të avokatit mbrojtës ndaj dëshmitarit anonim i cili disa herë ka përsëritur se nuk e njef të akuzuarin por që më vonë e ka kuptuar se ai është personi që e ka keqtrajtuar.
Mbrojtja ka pyetur dëshmitarin nëse gjatë keqtrajtimit të tij, ka parë personat të cilët ishin duke e rrahur, por që dëshmitari ka mohuar pasi që sipas tij kishte qenë mbrëmje dhe nuk ka arritur të shohë asgjë.
Në disa deklarata të tij, të cilat mbrojtja ia ka përmendur, që ai ka pohuar ti ketë parë është një person me kapelë të kuqe dhe një person me mjekër.
“Nga ato që the ti disa herë ju jeni alivanosur sa herë të kanë rrahur”, tha mbrojtja.
“ Jo terr u kanë skom mujt me pa asgjë se nëpër terr më kanë rrah”, tha dëshmitari.
“Kur të kanë rrah a ke mujt me pa a kanë pasur mjekër apo syze apo ndonjë gjë tjetër”, ka pyetur mbrojtja.
” Po e kam vërejt njëri e ka pasur mjekrën e madhe”, deklaroi dëshmitari.
Mbrojtja po ashtu ka pyetur nëse personat në fjalë kanë përmendur ndonjë emër mes vete, dëshmitari tha se ka dëgjuar vetëm një që sipas tij ka qenë i çuditshëm.
“Prokurori të pyeti nëse është përmend ndonjë emër kur ata kanë folur mes vete”, tha mbrojta.
“ Një herë një rast e kom ni ja ka ba emrin me një emër “tabut”, u përgjigj dëshmitari”
‘Nga e di ti që i akuzuari ( Mustafa), ishte ai që po të rrahte”, ka pyetur mbrojtja.
“S’pe kuptoj pyetjen çka po më thua”, ka vazhduar dëshmitari.
“Unë e di se më vonë, e kom marr vesh që kryesori është ai personi, po kur i kanë dhez do bateri e kom pa pak ama shumë pak se u kanë terr, por logjikisht emdi që ai më ka rreh se ai i ka urdhnu atu”,
Pas insistimit të mbrojtjes, dëshmitari i është “vërsulur” me fjalë mbrojtjes.
“ Atë personin që po ma përmend aq herë edhe nuk ke nevojë me përmend aq shumë herë, unë nuk e kom dit kush o ai zotëri por ma vonë e kom marr vesh kush o, edhe mos um qit qesi pyetje se pom doket pak pa lidhje”, tha dëshmitari.
Pas kësaj ka reaguar Gjykatësja, duke i thënë se mbrojtësi është këtu për të pyetur, dhe pyetjet duhet të ti bëjë “e ti përgjigju si të duash”, ka thënë ajo.
Sipas dëshmisë së dëshmitarit të akuzuarin (Salih Mustafa) nuk e ka parë por që ka dëgjuar më pas.
“E kom marr vesh kush u kanë kryesori atu”, tha dëshmitari.
“Pra në atë kohë nuk e ke ditur dhe e mësove nga të tjerët”, ka pyetur mbrojtja.
“Nuk mundem me të tregu nga kush ka pas plot atu, unë jam ardh për veti me dhanë dëshmi jo për të tjerët”, tha dëshmitari.
Duke parë situatën, Avokati i Salih Mustafës kaloj në seancë private për të vazhduar me pyetjet e tjera, raporton arbresh.info.
Aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate./arbresh.info/
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...