Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të gjashtë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Kryetarja e trupit gjykues ka vazhduar me pyetjet drejtuar dëshmitarit në lidhje me atë se kush ishte në krye të BIA-s, raporton arbresh.info
Gjykatësja Mapi Feld-Folia e ka pyetur disa herë rreth deklaratës së tij ku kishte thënë se e dinte se ishin dy persona me emrin Cali.
Pyetje përgjigje Gjykatësja-dëshmitari:
Gjykatësja: Sot në mëngjes thatë që personi që erdhi në oborrin tënd ishte Cali që ishte përgjegjës i Zllashit, kjo është ne faqen 95, rreshti 3 deri 7 të transkriptit, a është e saktë kjo?
Dëshmitari: Kam thënë që ai është prezantuar Cali përgjegjës i atij grupit që kanë qenë në oborrin tim, nëse është fjala për atë person të njëjtin.
Gjykatësja: Ai person që ishte i pranishëm që ishte në oborrin tënd me emrin Cali që ishte përgjegjës i këtij grupit të BIA-s, do ta bëjë tani pyetjen, a ishte ai përgjegjës i BIA-s?
Dëshmitari: Nuk e di, ai tha i këtij grupi jam përgjegjës, nuk e di as kush ka qenë BIA kur ka treguar ai në atë kohë, nuk di më tepër as për atë grup, vetëm e prezantova atë që e kam mbajtur mend. Unë nuk e kam pyetur as çfarë grupi është as çfarë pune kryen se nuk më ka interesuar.
Gjykatësja: Ai person që erdhi të shtëpia jote me atë grup njerëzish me njerëz të BIA-s ai vet të tha që është Cali dhe ai person pra Cali tha që megjithatë personi që është përgjegjës për BIA-n është një Cali tjetër, këtë po thoni ju, dhe ju iu përgjigjet prokurorit që kjo është e saktë.
Dëshmitari: Po ama unë e kam kuptuar vonë këtë tek vonë që ai është përgjegjës i këtij grupi, dikur shumë vonë e kam kuptuar, jo në atë kohë.
Gjykatësja: Ka diçka që nuk e kuptoj ndoshta është dhe koincidencë, pra ajo që po thoni ju, personi që erdhi në oborrin tënd ishte Cali dhe ai grup njerëzish ishte prej BIA-s, a është e saktë kjo? Dhe i njëjti person tha që ka edhe një person tjetër të quajtur Cali që është përgjegjësi i BIA-s?
Dëshmitari: E kemi diskutuar me prokurorin këtu që pastaj më vonë unë e kam marrë vesh që ky personi që akuzohet këtu është përgjegjës i BIA-s, se nuk e kam ditur kush është përgjegjës i BIA-s. Ai personi që ka qenë tek unë ka thënë që unë jam përgjegjës për këtë grup të BIA-s, për këtë grup që ka qenë me të aty.
“Unë as familjes sime nuk i kam treguar për këtë çështje mirëpo ka ardhur koha pas 22 vitesh, që është shqetësuese për Kosovën, në vend se vet t’i zgjidh çështjet në vendin e vet, në një kohë shumë të shpejtë, ata nuk kanë qenë në gjendje dhe ende nuk janë dhe kjo është shqetësuese për mua, për të ardhmen e familjes sime dhe për të ardhmen e personave të drejtë që punojnë për vendin. Ndërsa unë do të jem bashkëpunues çdo herë me ju edhe në të ardhmen për çdo gjë që më kujtohet dhe juve ju nevojitet… Uroj që të kryhet sa më shpejtë, të gjitha rastet të zbardhën, të gjithë personat të marrin dënimin e merituar varësisht se çfarë vepre kanë kryer ata”, ka përfunduar dëshmitari i gjashtë.
Gjykimi ndaj Salih Mustafës do të vazhdojë më 17 nëntor, kështu bëri të ditur kryetarja e trupit gjykues.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë