Google ADS

Dëshmitari kundër Sali Mustafës: S’kam besu që mujnë me m’bo asi trajtimi në Zllashë

13:53 | 23 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Në vazhdimin e procesit gjyqësor ndaj ish-pjestarit të UÇK-së, Salih Mustafa,  ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të mbrojtur,  i cili ka tre ditë që po dëshmonë, shkruan arbresh.info

Trupi gjykues i’u drejtua dëshmitarit duke i’a bërë një përmbledhje të të gjithë deklaratave që i ka dhënë para ZPS-së.

“Ty kan kan bo llom te kan rreh ne Zllashë, dhe si rezultat i kësaj ju jeni dëmtuar, ke thënë që edhe krahu të është thyer ne disa vende, gishti dhe dhëmbët , dhe se ke pësua dëmtime të renda në kokë dhe se të është dashur me u operu, për dhëmbët ke thënë që ke shkuar te dentisti për ata dhëmbë që të janë thyer? A shkove te doktori edhe për krahun?”

“Po jam shku, n’qat moment s’kam pas ku me shku se kam qenë i burgosur, kur jam liru, kam shku te doktori, por u kanë pak vonë”, ka thënë dëshmitari

A të kuroi doktori krahun dhe a ndodhi e njëjta gjë për gishtin e thyer sepse kam pas as një dokument mjekësor që lidhet me këto dyja, u pyet ai nga trupi gjykues, shkruan arbresh.info.

“Në dëshminë e dhënë të hënën para nesh, ju përshkruat, që të kanë rrahur dy herë dhe ke thënë të dyja herët të ka rënë një burrë që kishte kapelë të kuqe, ky person të ka thënë disa gjëra kur të ka rrehë, të ka thënë sipas asaj që the ti, vendosi revolverin në ballë, edhe ti the që tha se lëre le të shkojë se qenka me fat ky personi. Pastaj herën e dytë, të ka thënë gjana ky personi që t’ka rrahë, t’ka thënë kush janë hajnat. Ti, a e njohe zërin e personit herën e dytë që t’ka rrehë, a ishte i njëjti zë”, u pyet nga trupi gjykues.

E dëshmitari tha se zërn nuk i’a ka ndëgjuar, nuk ka mundur t’ia ndëgjonte zërat.

“Veç po tregoj zanin tyben ’ia kam ngue, se s’muj mi ngu zanat… s’e di”, tha dëshmitari.

“A sillnin edhe persona të tjerë në Zllashë aty ku ju mbanin edhe juve”?

Dëshmitari: Herë pas here kanë pru edhe tjerë, nuk i kam njoftë.

“Familja jote a ishte në dijeni se ku ishe i ndaluar ti? A dihej në rajon që ushtarët e UCK-së kishin një vend në Zllashë ku ndalonin njerëz”?

Dëshmitari: Ata se kanë ditë që ka burg se s’kanë besu që është kohë e burgut, as unë s’kam besu që mujnë me m’bo asi trajtimi në Zllashë s’kam besu.

Pastaj me kërkesën e gjykatësit, seanca ka vazhduar e mbyllur për publikun dhe pas afro 10 minutash u rikthye seanca e hapur – publike./arbresh.info/

Të ngjashme