Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
Në këtë seancë po bëhet dëgjimi i dëshmitarit të tretë të ZPS-së Miro Jukic, raporton arbresh.info
Jukic para trupit gjykues dhe në përgjigjen e dhënë për mbrojtjen e Gucatit Jonathan Rees ka bërë të ditur se nuk kishte marrë pjesë në operacionin e 24 shtatorit që u zhvillua në Kosovë.
Rees: Një ditë e punës ka 8 apo 9 orë?
Dëshmitari: 12 orë.
Rees: 12 orë, atëherë ti dhe telefonata nga 15 minuta është më pak se një dite pune e juaja, a pajtoheni?
Dëshmitari: Nuk pajtohem.
Rees: Ju thoni se këto 30 thirrje telefonike përafërsisht prej 10 minutash ju morën gjithë kohën, për cilën periudhë e keni fjalën?
Dëshmitari: 3 ditë.
Rees; Ju gjithashtu thatë se u bënë gjithsej, afërsisht 200 thirrje telefonike nga të gjithë punonjësit e ZPS-së që ishin të përfshirë në këtë planin e 24 shtatorit, a mund të shikojmë të lutëm faqen e transkriptit 139, rreshtat 17 e më tutje. A e shikoni aty pyetjen e bërë, a mund të na thoni përafërsisht se sa thirrje telefonike u bënë nga të gjithë anëtarët e stafit të ZPS-së, marrë së bashku si pjesë e këtij plani?
Dëshmitari: Kemi bërë rreth 200 thirrje telefonike dhe i kemi dokumentuar ato në shënime zyrtare.
Rees: Më vonë nëse shikoni faqen 1761, rreshti 16, nuk po bëjë kritike se kësi gjërash mund të ndodhin por a shikon në rreshtin 16 ju rikujtoj me kushtin nëse se kam gabim se në mëngjes kishit thënë se kishit kontaktuar rreth 200 dëshmitar, mirëpo sikur e pamë tani ju keni thënë faktikisht se janë bërë rreth 200 thirrje telefonike, a është kështu, e shikoni këtë?
Dëshmitari: Po e shikoj.
Rees: Nga dëshmia juaj del se bëhet fjalë për 200 thirrje telefonike dhe jo 200 dëshmitar2, ju thatë që, ju vetë nuk jeni përfshirë në planifikimin e operacionit të 24 shtatorit por vetëm këni bërë telefonata, a është kështu?
Dëshmitari: Po e saktë.
Rees: Sigurisht që ZPS-ja ju ka thirrur që të na ndihmoni për pasojat pos-operative në cilësinë e oficerit të sigurisë së dëshmitarëve deri ne janar por edhe si kryerës i detyrës se udhëheqësit të ekipit për sigurinë e dëshmitarëve nga janari 2021 e tutje. Padyshim që ju i keni parë dokumentet, keni parë shënimet apo jo?
Dëshmitari: Po.
Rees: Dhe i keni shqyrtuar ato, i keni shikuar?
Dëshmitari: Po.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./ArditëShkodra/arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...