Dëshmitari Jakup Ismaili para trupit gjykues në Hagë ka rrëfyer momentin e bombardimeve të NATO-së, dhe momentet e shtimit të represionit nga ana e serbeve në popullatën civile, raporton arbresh.info.
“Sapo kanë fillu sulmet e NATO -s, me 24 mars 1999, ka ndryshua dukshëm. Forcat serbe, forcat ushtarake neve na konsideroheshin fajtor për sulmet e NATO-s dhe duke na lënë fajtor ata filluan me rrit represionin ndaj popullatës, me vrasje, dëbime, maltretime, pa kursye gra, fëmijë, pleq të paralizuar”, tha Ismaili.
Aktakuza ndaj Musafës është konfirmuar më 12 qershor 2020
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate./arbresh.info/
Zjarri shkatërron muzeun e famshëm 40 vjeçar në Altadena
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit në Korçë
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren