Po vazhdon edhe sot gjykimi kundër Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Kjo seancë ka filluar me marrjen në pyetje të dëshmitarit të tretë nga mbrojtja e viktimave, shkruan arbresh.info
Në kuadër të kësaj seance është duke dëshmuar dëshmitari i tretë i cili gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se ishte keqtrajtuar në Zllashë për 18 ditë radhazi.
Mirëpo sot dëshmitari i tretë ndër të tjera është pyetur në lidhje me lëndimet fizike që pretendon të ketë pësuar si pasojë e këtyre keqtrajtimeve.
Ai deklaroi se i’a kanë thyer dhëmbët dhe si pasojë e kësaj i është dashur t’i nënshtrohej një operacioni.
“Kam pas infeksion ne nofull se i kam pas dhëmbët e thymë, edhe e kom mrena ni operim, që ma kanë hek infeksionin, edhe sot kjo shihet, ka mbet, u kanë një infeksion shumë i keq, mjeku më ka thanë mirë që ke ardh e s’të ka shku ne tru infeksioni, ndërkohë i kom rregullu edhe dhëmbët ngadalë”, ka thënë dëshmitari i fshehur me nofkën:1679.
Tutje dëshmitari është pyetur se këto trajtime mjekësore a i ka kryer tek mjekët privat apo të shtetit.
“Ke vizituar edhe mjekë të tjerë, qfarë procedurash apo qfar lloj trajtimesh kanë pas kta mjek”?, ka pyetur mbrojtja e viktimave dëshmitarin.
““Jam mundu me shku në privat, s’ke mujt mi than m’kan tortu uck-ja, ma shumë nëpër mjekë privat, s’ke mujt me shku mi than, ashtu st’ka besu kërkush, na kena tjetër mentalit se Evropa, se ndodhin këto gjana, me pas shku në privat ke mujt mi pa edhe ata aty tu punu, këta e kanë uzurpu krejt aty, jan kanë zot vet”, tha ndër të tjera dëshmitari.
Po ashtu është pyetur nëse ka paguar vetë për mjekimin e tij.
“Familja mka ndihmu, mka përkrah”, tha ai.
Ai tutje është pyetur se a ndjen dhimbje nëpër këmbë e duar, dhe a i punojnë në rregullë gjymtyrët.
“Po kom pas shumë dhimbje, edhe sot kur ndërron koha, bubrekt (veshkët) mdhamin mas shumti, qiky osht problem, edhe këmbët dhëmbin por duhet me shty”, tha ai.
Menjëherë pas kësaj seanca ka vazhduar në seancë private.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...