Në Dhomat e Specilaizuara të Kosovës po vazhdon gjykimi ndaj ish-pjestarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, apo ndryshe i njohur me nofkën komandant Cali.
Në seancën e sotme po bëhet dëgjimi I dëshmitarit të tetë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton arbresh.info
Prej fillimit të seancës e deri më tani, pothuajse pjesa më e madhe e saj po zhvillohet e mbyllur për publikun e gjerë.
Me kthim në seancë të hapur, prokurorja ka vazhduar me marrjen në pytje të dëshmitarit, cili ka dhënë disa detaje sa I pëket zhvarrimit të një trupi të pajetë në një varrezë në Zllashë.
Prokurorja: Ju thatë se ti dhe të tjerët e zhvarrosët trupin, që trupi ishte i mbështjellur me një batanije. A mund të përshkruash se çfarë tjetër pat në trupin?
Dëshmitari: Kur e kemi çelë prej batanijes, qebes, e kemi vërejtur që i ka këmbët e thyera, duart e thyera tre plumba prapa shpinës.
Prokurorja: A na thua dot se si e vutë re ju që i kishte duart dhe këmbët e thyera?
Dëshmitari: U dokshin, u dokshin të thyera në lëvizje, kur e kemi kap u dokshin këmbët dhe duart që i ka të thyera.
Dëshmitari: Edhe plumbat prapa shpinës i kemi pa birat që i ka pasur të plumbave… Trupin e kena zhvarrosë, e kena shti në arkivol.
Tutje prokuroria e ka pyetur dëshmitarin në lidhje me gjendjen se si e kanë lënë varrin prej të cilit e zhvarrosën një person,, mirëpo përgjigja e dëshmitarit është transmetuar e redaktuar.
Ai ka thënë se kur janë kthyer për herën e dytë, në të njëjtin varr ishte edhe trupi i një tjetër personi, të cilin nuk e kanë identifikuar sa i përket gjinisë, dhe se edhe ky personi ishte i mbuluar me batanije.
Aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...