Në gjykimin e të akuzuarit për krime lufte të kryera në Krushë të Vogël të Prizrenit dëshminë e ka vazhduar Bajram Zylfiu, i cili në seancën e djeshme rrëfeu detaje nga masakra që kryen forcat serbe ndaj civilëve shqiptarë në këtë fshat.
Për këtë krim dhe krime të tjera në Gjykatën e Prizrenit po gjykohet Darko Tasiç.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit Dejan Vasiç, i cili po e mbron të pandehurin Tasiç, Bajram Zylfiu dha detaje të reja për tmerrin e përjetuar më 25, 26 dhe 27 mars 1999.
Dëshmitari rrëfeu sërish rreth rastit kur në një shtëpi forcat serbe i kishin mbyllur 109 burra, në mesin e tyre edhe ai, para se të fillonin t’i pushkatonin dhe pas vrasjes u kishin hedhur sipër një lëng të djegshëm për t’ua vënë flakën më pas në mënyrë që të digjeshin kufomat.
Bajram Zylfiu është njëri prej pak personave që i mbijetoi kësaj masakre.
“Prej 109 burrave sa ishim të mbyllur në atë shtëpi ku ka ndodhur masakra, pasi që jemi larguar dhe gjatë ikjes janë vrarë edhe disa të tjerë. Në përfundim kemi mbetur vetëm 6 persona të gjallë”, tha sot dëshmitari, raportojnë mediat kosovare.
Lidhur me shtëpinë ku kishte ndodhur masakra, dëshmitari tha se pasi ishte kthyer nga Shqipëria ka shkuar te ajo shtëpi, por ajo, sipas tij, ishte shkulur me bager dhe ishte bartur me kamion dhe ishte hedhur në lumin Drini i Bardhë.
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...