Po vazhdon seanca gjyqësore në rastin ndaj ish-komandantit Cali, Salih Mustafa.
Prokuroria po vazhdon me intervistimin e dëshmitarit të gjashtë të ZPS-së, raporton arbresh.info
Në këtë pjesë të seancës dëshmitari është pyetur dhe ka folur rreth njësisë BIA, si dhe për kohën kur ata i shkuan në oborrin e tij.
Prokurori: A din ndonjë gjë për një njësi të UÇK-së të quajtur BIA?
Dëshmitari: Kam mësuar për të më vonë, pas kthimit që kam qenë atje.
Prokurori; A e din se ku ishte e stacionuar kjo njësi?
Dëshmitari: Po.
Prokurori: A e din se cili ishte komandanti i asaj njësie?
Dëshmitari: Kam dëgjuar që ka qenë një lloj, kur kam qenë herën e fundit atje me ata dy njerzit, tre bashkë me atë të sëmurin që ka qenë. Kur jam kthyer që e kam dorëzuar edhe armën atje, që e kam pas, e ka lan tjetër kush te unë në shtëpi, dmth disa ushtarë. Kur e kom dorëzua unë armën që kam qenë në shtëpi, kanë ardh disa persona të ushtrisë së Zllashit në oborrin tim, kanë qëndruar, i kam shërbyer ushqim, me ndej me pi edhe më kanë thënë që po shkojnë në Prishtinë, thash po kush jeni ju, tha BIA. Aty më kanë treguar për herë të parë emrin e qasaj njësisë se nuk e kam dit, edhe ka thanë që përgjegjës është komandant Cali. Aty ishin dy Cala, tash një Cal ishte te unë, e ai ishte një Cal…, e kam njoftë në figurë edhe ma herët aj ka qenë një gjeneratë para meje në ushtrime. Edhe e kam pyetur atë atje, se ka qenë një grup para neve i ushtrimeve, e ky Cali që pe përmendi unë, pra ky që ishte në oborr timin ka qenë shtat shkurtër, pak i shëndosh 1.60 ka qenë i gjatë d.m.th nuk përshtatet me këtë Calin që tani vonë e kam marrë vesh që ka qenë përgjegjës atje për grup diçka. Kanë qenë dy njerëz me emrin Cal, tash unë nuk e disha cili është, unë se kam pyetur, ai vet e përmendi tha Cali është, e në realitet ky që folke ishte vet Cali, nuk ishte një Cal tjetër e mu më tregojke për një Cal tjetër, ashtu e kam kuptuar unë.
Prokurori: Në një moment the se në oborr të erdhën disa njerëz të cilët ishin pjesë e BIA-s, kështu?
Dëshmitari: Dhe me armë.
Prokurori: Kur ka qenë pak a shumë, nëse të kujtohet?
Dëshmitari: Mbasi që e kam dorëzuar armën unë, nja dy, tre ditë masandej. Aty ka qenë nëna ime, babai vëllezërit.
Prokurori: Sa ditë mbas lirimit ka qenë që ata kanë ardh në shtëpinë tënde?
Dëshmitari: Pas dy, tre javësh, përafërsisht se nuk po e mbaj mend saktësisht para 22 viteve.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...