Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, dëshmitari i dytë i ZPS-së ka folur për daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në varrimin e mësuesit Halit Geci, në të cilin varrim tha se kishte marr pjesë edhe vet.
Paraprakisht, i njëjti tregoi se ai ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.
“Pas vrasjes së familjes Jashari atëherë i madh e i vogël u kyçën në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha dëshmitari.
Ai tha se kishte mësuar më pastaj kush kishte qenë nga përfaqësuesit e UÇK-së në atë ceremoni, duke përmendur emrat e Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinaj.
‘‘Pastaj unë kam mësuar se ishte Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi edhe Daut Haradinaj, me sa e kujtoj Muja ka qenë pa maskë, e tjerët kanë qenë me maska’’, tha dëshmitari.
Lidhur me Mujë Krasniqin ai tha se atë e kishte njohur edhe më herët, ndërsa në varrim nuk kishte qenë afër tij por gjatë asaj dite e kishte kuptuar se kishte qenë ai.
Sipas tij, është bërë thirrje që sa më shumë njerëz të ju bashkëngjiten UÇK-së.
Kurse tha se njëri nga personat me maskë kishte pasur fjalim më të rreptë duke përmendur më pastaj se ky person kishte qenë Rexhep Selimi.
Ai tha se kishte pasur mesazhe se për pavarësi duhet të fillohej lufta dhe se kjo nuk mund të arrihej me njerëz pacifist, që sipas tij, ky mesazh ishte kuptuar se kishte qenë për LDK-në, ndonëse nuk ishte përmendur ky emër konkretisht.
Po ashtu, i pyetur nga prokurori James Pace, ai tha se UÇK-ja kishte pasur shtrirje në fshatrat e Malishevës si në qershor ashtu edhe në korrik të vitit 1998.
Ndërkaq, fillimisht ka folur për komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja për të cilat tha se i ka pasur të njohura përmes gazetave si ‘Koha Ditore’, ‘Bujku’ dhe televizioni shqiptar.
Seanca është duke vazhduar në seancë private.
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...