Dëshmitari flet për thirrjet telefonike dhe aplikacionet që janë pjesë e rutinës së ZPS-së

14:57 | 4 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Në vazhdën e seancës të ditës së mërkurë po bëhet dëgjimi i dëshmitarit të tretë në rastin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Ky është dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në cilësinë si punonjës i sigurisë së dëshmitarëve, kroati Miro Jukic, raporton arbresh.info

Jukic po merret në pyetje nga mbrojtja e Gucatit.

Dëshmitari ka folur rreth mjeteve që përdorin për një komunikim më të sigurtë.

Rees: Cilat janë mjetet e sigurta të komunikimit?

Dëshmitari: Ne përdorim ca aplikacione nëpër telefona.

Ai tutje ka treguar se ka pasur raste kur iu është dhënë telefon një individi në mënyrë që të ruhen kontakte me të.

Rees: Në rregull, a ka raste kur i jepni një telefon një individi, në mënyrë që ta keni atë për të ruajtur kontakte me të?

Dëshmitari: Ka pasur pak raste kur kemi dhënë edhe telefona.

Rees: Po përpara shtatorit të 2020, keni dhënë telefona ndonjëherë?

Dëshmitari: Nuk e mbaj mend më përpara shtatorit 2020.

Rees: A do të thotë kjo përgjigje që edhe mund të keni dhënë telefona dhe mund të mos keni dhënë telefona?

Dëshmitari: Po e saktë është.

Gjithashtu dëshmitari Jukic para Dhomave të Specializuara ka treguar se përdorimi i disa aplikacioneve të veçanta sa i përket kryerjes së telefonave është pjesë e rutinës së punës së tyre.

Rees: Për sa i takon përdorimit të aplikacioneve të caktuara, nuk po të pyes se cilat janë ato aplikacione, por përdorimi i këtyre aplikacioneve që u përmendën a janë pjesë e masave rutinë të sigurisë në mënyrë që komunikimi me dëshmitarët ta mbani private?

Dëshmitari: Kjo është pjesë e rutinës tonë, e punës së zakonshme.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./ArditëShkodra/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme