Në Dhomat e Specializuara të Kosovës po vazhdon seanca me dëgjimin e dëshmitarit të gjashtë në rastin ndaj ish-komandantit Cali- Salih Mustafa.
Më të filluar seanca, kryetarja e trupit gjykues ia dha fjalën mbrojtjes së viktimave për t’i shtruar pyetje dëshmitarit, raporton arbresh.info
Me të përfunduar pyetjeje mbrojtja e viktimave, gjykatësja fjalën i’a kaloi mbrojtjes së të akuzuarit, avokati Von Bone.
Dëshmitari ka folur rreth rutinës gjatës kohës kur ai pretendon se kanë bërë ushtrime në Zllashë, për takimet më Fatmir Sopin, si dhe diskutimet që janë bërë në odën ku kanë qëndruar të gjithë së bashku.
Mbrojtja Von Bone: Kur keni filluar seancat e ushtrimeve, pak para tyre keni takuar z. Fatmir Sopi a është e saktë?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Mbrojtja: Dhe nëse ju kuptova mirë ai ju mori detajet, të dhënat e tuat të dhënat e zakonshme, emri mbiemri ?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Mbrojtja: Pastaj ke shkuar në stërvitje apo në qendrën e stërvitjes, ishte në një vend tjetër apo ku ishte z. Sopi dhe aty afër a ishte shtëpi në vete, çfarë pamje kishte qendra.
Dëshmitari: Ishte si shkollë, vendi ku i mbanim ligjëratat
Mbrojtja: E kuptoj, por e kam fjalën intervista që bëtë me z. Sopi ishte të objekti si shkollë apo afër saj?
Dëshmitari: Afër, të gjitha objektet kanë qenë afër njëra tjetrës, s’ka më shumë se 4 a 5 objekte aty.
Mbrojtja: Dhe vendi ku ke bërë këtë takimin me z Sopi, sa larg ishte ky vend nga qendra stërvitore ?
Dëshmitari: Nja 50 metra 100 metra.
Mbrojtja: Ishte shtëpi private apo e dikujt
Dëshmitari: Shtëpi private, apo edhe mund të ketë qenë shkollë në bazë të organizimit të bankave.
Mbrojtja: Vendi ku u takove me z. Sopi a tu duk sikur ishte
Dëshmitari: Ka qenë në një odë, në vendet e Kosovës nënkupton është një zonë e madhe ku qëndrojnë burrat dhe trajtojnë temat aktuale, jemi takuar 2 a 3 herë, nëse ka qenë një vend ku jemi takuar ka qenë aty ku thash unë.
Mbrojtja: Oda mendon se ishte në shtëpinë e z. Sopi?
Dëshmitari: Nuk e kam ditur ku e ka shtëpinë e as nuk e di.
Mbrojtja: Këto ty a tre takime që i ke bërë më z. Sopi i keni bërë në odë?
Dëshmitari: Në oborret përreth shtëpive.
Mbrojtja: Flet për oborrin, ky oborri është oborri i shkollës, odës, për cilin oborr po flet?
Dëshmitari: Ka qenë një hapësirë fushore e përbashkët, ka pas të mbjellura kumbulla pemë, afër ka qenë mali, kështu.
Mbrojtja: Z. Sopi a të bëri ndonjë pyetje disi, në lidhje me përkatësin tënde politike?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Mbrojtja: Pastaj kur shkuat në qendrën stërvitore aty, je takuar me disa instruktor, ndonjë prej tyre a të ka folur në lidhje me përkatësinë politike?
Dëshmitari: Diskutimi është bërë në odë për çështjet politike, kur kanë qenë të gjithë atje dhe Sejdi Veseli, pastaj aty ka qenë çështje politike se kush është udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare, unë aty e kam shpreh bindjen time.
Mbrojtja: Ko ishte para se të fillojë stërvitja?
Dëshmitari: Para së të fillojë stërvitja, pasi ka filluar stërvitja vetëm e kam pas Sopi dhe kam mundur ta përshëndes.
Mbrojtja: Pastaj erdhi momenti e fillove stërvitjen, ke ndjekur aty ndonjë rutinë të caktuar të mëngjesit?
Dëshmitari: Ushtrime teorike, praktike, vrapim, vetëmbrojtëse të gjitha ato, vetëm gjuajte me armë zjarri s’kemi pasi, pasi s’ka pas armë, kemi gjuajtur vetëm më armë ajrore.
Mbrojtja: Në mëngjes herët kur ngrihesh nga gjumi, zakonisht cila ishte gjëja e parë që bënit?
Dëshmitari: Pastrimi i syve dhëmbëve, dhe pastaj të bëhemi gati për detyrat që na presin
Mbrojtja: A bëhej rreshtim në mëngjes, për inspektim nga oficerët apo nga njerëz te tjerë?
Dëshmitari: Në kemi bërë ushtrime me rroba civile, kush ka pas trenerka diçka ma të përshtatshme, është bërë rreshtimi kur ka qenë e nevojshme, për të vazhduar ndonjë vrapim, ndonjë punë praktike, në teren, profesionale, mbrojtja e armës, shkuarja zhagas, çdo herë janë bërë ato rreshtimet e grupit
Mbrojtja: Pra ishte një rutinë standarde si e kuptoj unë?
Dëshmitari: Ashtu e mendoj unë.
Mbrojtja: Po gra femra, te moshës tuaj a kishte aty?
Dëshmitari: Në grupin tonë nuk ka pas femra, ndoshta ne grupe tjera, tek ne jo.
Mbrojtja: A ishin të grupmoshave të ndryshme që merrnin pjesë në këtë shkollë, apo gjithnjë vinte një gjeneratë e re?
Dëshmitari: Moshave të ndryshme, ne kemi qenë një grup i moshave të ndryshme, mirëpo mi 30, 40 vjet s’ka pas, më kujtohet se shumica kanë qenë më të ri se unë në atë kohë.
Mbrojtja: Dhe stërvitja që ke bërë ti nëse të shpjegoheshin armët, a shkoni në ndonjë vend të veçantë për ta marr atë instruktim apo aty në shkollë?
Dëshmitari: Montimi çmontimi bëhej në shkolle, nga secili prej neve një nga një, ose në grupe nga 5 6. Për të kuptuar pjesët e armëve, çka janë si janë, si të pastrohet arma, cili është caqesh janë të sigurta, minimumi dhe maksimumi i tyre e shumë gjëra tjera.
Mbrojtja: Në grupin tuaj apo edhe të tjera a ju caktuar detyra të veçanta gjatë stërvitja?
Dëshmitari: Gjatë stërvitjeve ne kemi siguruar vendin aty, kemi bërë roje, kjo ka qenë një detyrë pas ushtrimeve, kjo ka qenë nja 3 a 4 ditë kështu më kujtohet, sidomos natën, por ato armë kanë qenë të huazuara nga instruktorë, nuk kanë qenë armë tonat
Mbrojtja: Nëse vinte dikush tjetër në vendin ku bëni roje, çka duhet të bënit ju nëse ndodhet një gjë e ti?
Dëshmitari: Me ndalu me pyet për çka është aty. Nja 10 metra ma larg ka qenë roja, s’ka mundur dikush me kalu te ne pa e kalu rojën njëherë pika vëzhguese ku i ndalonin nëpër pika të ndryshme
Mbrojtja: Nëse dikush i afrohej qendrës stërvitore dhe ndodhej përballe rojës, çka duhej te bënte roja në këtë rast?
Dëshmitari: Për ta ndalur, nuk më kujtohet që ka ardh dikush
Mbrojtja: Erdhi koha dhe e përfundove stërvitjen, siç e kuptova unë, të ktheheshe ne shtëpi apo diku, nuk mund të qëndroje në stërvitore?
Dëshmitari: Unë doja të qëndroja por ata më thanë shko në shtëpi se nuk ka armë, ne ju njoftojmë kur të ketë armë.
Kalohet në seancë private.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...